Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Barazimi, rezultati më i drejtë. Nuk e pashë reagimin e Shkodrës

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ishte i mendimit se barazimi në Vlorë, ishte rezultati më i drejtë, ndërsa theksoi se skuadra e tij e nisi mjaft keq pjesën e parë, ndërsa ndryshoi gjithçka në 45-minutëshin e dytë.

“Mendoj që barazimi ishte rezultati më i drejtë në këtë sfidë. Ne e nisëm shumë keq pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta treguam forcën tonë të vërtetë dhe ndoshta me pak kujdes mund të kishim marrë edhe 3 pikët. Gjithsesi, e përsëris, barazimi ishte rezultati më i drejtë”, tha tekniku korçar.

Në lidhje me ecurinë e kampionatit dhe synimet e Skënderbeut, Daja theksoi se objektivi është i pandryshuar, pra fitimi i titullit, por bëri thirrje për përqendrim, sepse ka ende shumë pikë në lojë.

“Kampionati është i gjatë, sepse janë shumë ndeshje dhe shumë pikë në lojë, por besoj se jemi në rrugën e duhur. Edhe sot shfaqëm dy pamje, por treguam se skuadra ka mentalitet fituesi, vetëm se duhet ta tregojmë këtë mentalitet që në fillim”, tha Daja.

Trajnei i Skënderbeut anashkaloi sjelljen e Donjet Shkodrës, teksa tha se nuk e ka parë dhe se do të merret me këtë çështje gjatë javës. Daja theksoi se është i bindur që ka bërë zgjedhjet e duhura dhe nuk i ka hyrë në hak askujt, në lidhje me minutazhin.

“Nuk e kam parë reagimin e Shkodrës, por nëse është sjellë gabim, sigurisht që do ta analizojmë dhe do të marrim masat e duhura në shërbim të klimës pozitive në ekip. Unë mendoj se i kam dhënë hakun gjithsecilit, duke aktivizuar futbollistët më në formë, që mund t’i shërbejnë ecurisë pozitive të skuadrës”, tha Daja.

Trajneri i korçarëve theksoi se kjo nuk ishte data e duhur për Skënderbeun, që të zbriste në fushë, sepse kishte 4 futbollistë të grumbulluar me kombëtaret, të cilët erdhën vetëm 24 orë më herët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...