Kategoria Superiore

Daja: Bëmë një ndeshje të mirë, Hasani duhet të përshtatet me manovrën tonë

Partizani humbi një mundësi për të shkuar me vetëm 6 pikë diferencë në ndeshjen direkte me Vllazninë javën e ardhshme, pasi nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Teutën në Durrës, ndonëse kaloi i pari në avantazh.

Trajneri Ilir Daja u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve dhe theksoi se skuadra mund të kishte marrë tre pikët, pasi krijoi raste shënimi edhe në 10 minutat e fundit, kur luajti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të Muratajt me karton të kuq.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e sotme të skuadrës?
Kemi bërë një ndeshje goxha të mirë në fillim, ku kaluam, edhe në avantazh. Në ato minuta që mbetëm me një lojtar më pak, kishim raste për të marrë fitoren. Jam i kënaqur me pjesën e mentalitetit, pasi nuk u dorëzuar edhe pse me një lojtar më pak. Bënë atë që duhet të bëni edhe gjatë lojës. Bënë lojën me kombinacione dhe të dilnin te porta kundërshtare.

E kishit përgatitur ndeshjen për të goditur kundërshtarin në kundërsulm?
Ne kishim ndërtuar fazën e mbrojtjes me presing ultra-ofensiv. Nëse nuk merrnim dot topin, do dilnim ta merrnim në mesfushë. Ekipi ishte pak më poshtë nga sa kishim kërkuar. Të brendshmit e humbën presingun dhe presionin. Kjo si pasojë se Teuta e rriti forcën sulmuese. Filloi të ndryshonte fazën e lojës me kombinacione, por nuk kishin shumë raste para porte, na rrezikuan vetëm nga goditjet standarde. Bardhi që mungonte është një lojtar që punon fortë në fazën e goditjeve standarde. Kështu e pësuam edhe të goli i Krasniqit.

Është skuadra e tetë sa u përket pasimeve në 30 metrat e fundit. Është mungesë cilësie apo strategji e juaja që të kërkoni golin nëpërmjet goditjeve standarde?
N2ëse u referohemi statistikave, jemi sulmi i dytë pas Vllaznisë dhe nuk besoj që kjo qëndron, ndonëse shpesh kemi shënuar nga goditjet standarde. Presim që me kalimin e ditëve të shtojmë një vlerë si Çinari, por edhe Stenio Junior, që po ambientohet, ndaj them se do të kemi një potencial më të madh sulmi, si për golat e shënuar, ashtu edhe për rastet e krijuara.

A mund ta shtojë këtë potencial edhe Ferhan Hasani?
Sigurisht që dihen vlerat individuale të Hasanit, por do të duhet pak kohë, pasi kampionati ku ka luajtur, ka mbaruar para 2-3 muajsh dhe për më tepër, do të duhet të përshtatet edhe me manovrën tonë të lojës.

Çfarë mendimi keni për emërimin e Josës në stolin e Kukësit?
E para më vjen keq që ndryshojnë kaq shpesh trajnerët, pasi kjo nuk është gjë pozitive për futbollin. Vlerat e Josës dihen dhe komentet e mia janë të tepërta, por ne jemi Partizani dhe duhet të shohim punët tona, pasi na presin edhe dy faza të tjera për t’u luajtur.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency