Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Dalja e Brojës na prishi punë, gjyqtari na ulte ritmin

Ilir Daja përgjithësisht e vlerëson paraqitjen e Partizanit ndaj Laçit, por shpjegon në “Golk pas Goli” se ndërrimi i detyruar i Brojës prishi punë, duke patur parasysh organikën jo shumë të gjerë.

“Mungesat janë të rëndësishme, por bëmë një pjesë të parë goxha të mirë, kundër një kundërshtari që është një nga ekipet pretendente. Kemi dorëzuar në disa momente lojën në pjesën e dytë, kjo edhe prej ndërrimit të detyruar të Brojës. Largimi i tij na prishi ekuilibrat. Kjo bëri që na ra edhe forca edhe manovra, i lamë në pjesën më të madhe territorin kundërshtarit. Lucas Cardoso ishte me probleme nga seanca e djeshme, u fut në fushë nga një dëmtim që nuk mund të vazhdonte më gjatë, ku është shkaku pse vonuam ndërrimin. Solomon është sulmues i parë, por e kemi përdorur si sulmues anësor për shkak të mungesave. Prisnim që Cardoso të kërkonte ndërrimin nga momenti në moment. Nuk është se nuk kemi besim te Cara, ai mund ta nisë edhe si titullar.”

Gjyqtari: “Ndikoi në uljen e ritmit, shpeshherë vononte nisjen e aksioneve tona. Kjo ishte, por jo ndonjë gjë shumë e madhe. Pjesa e parë ishte e gjitha në gjysmëfushën e Laçit, nuk mbaj mend që ta na kenë rrezikuar në portën tonë.”

Pozicioni i Solomon: “Kalimi i Solomon nga krahu i majtë ndikonte që të mos futej me shpejtësi në shtyllën e dytë. Nuk është rol i tij, kjo ndikoi që të bënte gjëra që nuk i kishim kërkuar. I kishim kërkuar që të merrte sa më shumë thellësinë dhe të ishte sa më afër portës.”

Pak goditje në portë: “Është mungesë e marrjes së përgjegjësive nga lojtarët, pasi ndeshjet zgjidhen edhe me goditje, sidomos kur Laçi po mbrohej mirë në pjesën e parë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...