Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Daja debuton me barazim, Korabi ndal Partizanin!

Ilir Daja e nisi me një barazim ndaj Korabit të Kategorisë së Parë aventurën e tij te Partizani. Në debutimin e tij në stolin e të kuqëve trajneri kryeqytetas nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj skuadrës nga Peshkopia në miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Të dy golat e sfidës u shënuan shumë shpejt, teksa në minutën e 2-të, sulmuesi kryesor i Korabit Xhulio Skuka kthehu në gol një 11-metërsh, duke i dhënë epërsinë ekipit verior, por pas 4 minutash në të  6-ën, Lucas Cardoso barazoi shifrat. Por vetëm kaq për Partizanin sepse pavarsisht përpjekjeve të skuadrës së Dajës goli i dytë nuk erdhi. Në tribunë në këtë sfidë ishte i pranishëm edhe Jasir Asani që është kthyer nga huazimi te AIK Stockholm në Suedi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...