Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Daja dhe Fakic ndjekin derbin e Kroacisë

Ilir Daja dhe Haris Fakic vëzhgojnë Dinamon e Zagrebit. Trajneri dhe drejtori sportiv i Skënderbeut ishin të pranishëm në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit ku ndoqën nga afër derbin e Kroacisë mes Dinamos dhe Hajdukut të Splitit me synimin për të marrë sa më shumë informacione për mënyrën sesi luan dhe për pikat e forta që ka Dinamo e Zagrebit kundërshtari i ardhshëm i korcarëve në play-off-in e Europa League. Objektivi i Skënderbeut është kalimi në fazën e grupeve të këtij kompeticioni për herë të dytë në historinë e klubit, por rruga drejt fazës tjetër kalon nga gjigandët kroatë për Skënderbeun. 2 vite më parë ishte pikërisht Dinamo e Zagrebit që i eliminoi korcarët nga Championsi me rezultat të përgjithshëm 6-2 duke u hequr mundësinë për të marrë pjesë në grupet e kompeticionit më të rëndëisshëm për klube por në atë periudhë Skënderbeu i kishte siguruar grupet e Europa League ndërsa tashmë për ta realizuar sërish një mision të tillë duhet të eliminojë Dinamon.

Kroatët nuk janë më skuadra e dy viteve më parë dhe në Korcë e dinë shumë mirë këtë, sepse për herë të parë pas 11 vitesh në sezonin e fundit Dinamo humbi titullin kampion në Kroaci i cili u fitua nga Rijeka ndërsa disa lojtarë të rëndësishëm që sfidonin Skënderbeun dy vite më parë janë larguar nga gjigandët kroatë. Marko Pjaca është transferuar te Juventusit ndërsa Marko Rog te Napoli, në mbrojtje gjithashtu skuadra ka ndryshuar dhe kjo është një nga arsyet që Skënderbeu nuk ndihet më dhe aq shumë inferior përpara një emri të madh si Dinamo e Zagrebit. Duke lënë mënjanë modestët e Sant Julias, për të mbrritur deri në play-offin e Europa League, korcarët kanë eliminuar skuadra më të forta si Kairat Almaty dhe Mlada Boleslav dhe te Skënderbeu besojnë se mund tia dalin edhe Dinamos së Zagrebit. Në ndeshjen ndaj Hajdukut që e ndoqi nga shkallët e stadiumit Maksimir Daja mori të dhëna të rëndësishme mbi Dinamon e Zagrebit dhe tashmë po përgatit skemën fituese për të vënë në vështirësi kroatët.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...

Kategoria Superiore

Në prononcimin për SportNews përpara fillimit të mbrëmjes gala “Më të mirët 2022” që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, foli edhe Refik Halili, presidenti...