Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Daja: Dinamo e fortë, por duam rezultat pozitiv

Pas Sant Julias, Kairat Almaty-it dhe Mlada Boleslav tani radhën e ka Dinamo e Zagrebit. Përballë gjigandëve kroatë Skënderbeu do të synojë mrekullinë e rradhës në Europë. Kualifikimi në grupet e Europa Leagues për të dytën herë në histori mbetet një mision shumë i vështirë për korcarët, por Ilir Daja, trajneri që ka udhëhequr Skënderbeun të kalojë tre ture në këtë sezon, beson dhe nuk i trembet Dinamos edhe pse bëhet fjalë për një nga skuadrat më të forta në Ballkan.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, numri 1 i stolit të korcarëve e pranoi se ashtu si Dinamo e Zagrebit edhe Skënderbeu ka ndryshuar dhe nuk është më e njëjta skuadër si dy vite më parë kur bardhekuqtë sfidonin gjigandët kroatë në play-offin e Champions League. Daja nënvizoi se kundërshtari vazhdon të jetë shumë i fortë por ai ka besim te forca e skuadrës së tij. Për trajnerin 50-vjecar Skënderbeu nuk ka shkuar në Zagreb për të humbur por do të bëjë gjithcka për të marrë një rezultat pozitiv që do ta ndihmonte për të tentuar kualifikimin në sfidën e kthimit. Daja ndërkohë paralajmëroi Dinamon se në shtëpi skuadra që ai drejton transformohet totalisht dhe në Elbasan Arena, sipas teknikut kryeqytetas, Dinamo e Zagrebit do të hasë shumë vështirësi. Përsa i përket formacionit trajneri kryeqytetas i korcarëve nuk zbuloi asgjë, gjithsesi do të jetë e njëjta 11-she që luajti në sfidën e kthimit ndaj Mladës me përjashtim të sulmuesit kryesor që në këtë sfidë do të jetë afrimi më i fundit Ali Sowe i cili ka fituar balotazhin me nigerianin James Adeniyi.

Një lajm i shkëlqyer për korcarët vjen nga kampi kroat me Dinamon që për arsye dëmtimi nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin algjerian Arbi Soudani, njeriun që i shënoi tre gola Skënderbeut përpara 2 vitesh. Në dyshim është edhe ylli i skuadrës Ante Coric, ndërkohë e sigurtë është mungesa e talentit tjetër spanjollit Dani Olmo i cili mori karton të kuq në sfidën e kthimit të ruandit të tretë ndaj norvegjezëve të Odd ashtu si ajo e kapitenit Arjan Ademi i cili është rikthyer nga një pezullim 2-vjecar. Shumë mungesa për Dinamon e Zagrebit në një ndeshje që sipas trajnerit të kroatëve, Mario Cvitanovic nuk do të jetë aspak e lehtë.” Duam të fitojmë dhe të kënaqim tifozët tanë deklaroi trajneri i Dinamos”, por në të njëjtën kohë ai sulmoi ashpër mediat duke e cilësuar Skënderbeun një kundërshtar të rrëzikshëm dhe që ka një mesfushë të hidhur, ndryshe nga shtypi kroat që në analizën që u kishte bërë korcarëve i kishte konsideruar një rival lehtësisht të kalueshëm për Dinamon.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...