Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Fitore e rëndësishme, po presim Ekubanin

“E kishim vlerësuar shumë kundërshtarin, sepse ishte prezantimi i parë në Vlorë. Kemi qenë të kujdesshëm për të lënë pak hapësira pas, sepse Kukësi ka sulmues të rrezikshëm. Shënuam gol dhe kërkuam ruajtjen e rezultatit, Nuk jam dakord si e mbrojtëm rezultatin, por ka rëndësi që fituam.”

Komunikimi nga pankina: Lojtarët do të automatizohen, lojtarët e mbrojtjes, dhe jo vetëm, më dhanë më shumë garanci se në ndeshjen e Durrësit. Duhet të jemi me këmbë në tokë, duhet të rritim performancën që të kemi vazhdimësi në rezultate.

Terreni: Fusha do të mbillet dhe në ndeshjen tjetër që do të luajmë brenda do të rregullohet. Për ne dhe kundërshtarët nuk ishte mirë, por herën tjetër shpresojmë të shohim një terren tjetër. Nuk e dinim që fusha do të ishte kaq e butë. Nuk jemi automatizuar për të ndryshuar mënyrën e lojës për shkak të terrenit. Po të analizojmë lojën, kishte vështirësi në ndërtim. Fati në këto raste ndihmon ata që janë më të përqendruar, sidomos në lojën në ajër.

Merkato: Di që jemi në tratativa pr një sulmues, mund të jetë Ekuban. Nëse nuk realizohet, duhet të marrim një tjetër sulmes, sepse kemi nevojë për një tjetër alternativë në sulm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...