Kategoria Superiore

Daja: Fitore për qytetin, Flamurtari prioriteti im për të ardhmen!

Në ndeshjen e fundit në Vlorë për këtë sezon, Flamurtari mposhti 1-0 Laçin duke marrë një fitore të rëndësishme. Në mikrofonin e Supersport, strategu i vlonjatëve Ilir Daja ja dedikoi këtë sukses qytetit të Vlorës ndërsa zbuloi edhe të ardhmen e tij.

Si ndiheni pas kësaj fitore?

E kishim si qëllim që ta mbaronim këtë kampionat, edhe pse ka dhe 2 javë të tjera, sepse është ndeshje e fundit që bëjmë në Vlorë. Do doja ta fitonim, dhe ia dedikoj gjithë qytetit të Vlorës, që na ka mbështetur edhe në momente jo të mira. Për lojën, bëmë një pjesë të parë të kontrolluar. Gjithë kohës ishim në posedim të topit, patëm pak probleme në fillimin e pjesës së dytë, por duke pasur lojtarë të rinj në lojë, do vinin edhe këto probleme. Kemi humbur disa raste, pasi Laçin e kapëm në kundërsulm disa herë. Ajo që të jep kënaqësi është se edhe lojtarët e rinj që sot ishin në fushë, patën një ndërthurje të mirë. E merituam fitoren, dhe i shkon gjithë qytetit.

Shumë lojtarë të rinj për të ardhmen…

Ky është një element tjetër pozitiv për këtë vit. Krahas peshës kryesore që kanë mbajtur lojtarët me eksperiencë, ata që janë futur nuk kanë prishur performancën e lojës, por kanë një të ardhme të mirë. Por, duhet të jenë me këmbë në tokë, të punojnë shumë, pasi fanella e Flamurtarit peshon. Në fund, qyteti kërkon edhe lojën e mirë, krahas rezultatit.

Çfarë do bëni ju në të ardhmen, pas këtij sezoni?

Kemi bërë një punë të gjithë bashkë, jo vetëm unë. Lojtarët që kanë qenë aktorët kryesorë, jemi mbështetur nga stafi, nga çdo strukturë e klubit, për të përballuar problemet. Do thosha se zgjedhja e parë do jetë Flamurtari, por nëse do kemi ndryshim të situatën, do vendos. Por, do pres me qetësi, dhe nëse gjërat ndryshojnë për sezonin tjetër, primare do jetë vazhdimi me Flamurtarin.

Do kisha qejf të bënit një libër për ta ditur si e ke menaxhuar këtë situatë pa krisje brenda grupit…

Është një punë me dy krahë, edhe lojtarët me përkushtimin e tyre të motivonin që të mos bëje asnjë moment ulje të dozës së motivimit. Do jetë një edicion goxha i suksesshëm, për gjithë ato situata që kemi pasur.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency