Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Fitoren na e “ruajti” Koliçi, ngërçi financiar…

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, deklaroi në emisionin “Gol pas Goli” se vendimtar në sukusesin e skuadrës së tij ishte portieri Enea Kolici, që shmangu gola të sigurt.

“Jam i kënaqur, sepse fituam ndaj vendit të tretë në mesjavë, sot fituam ndaj vendit të dytë. Kemi 3 fitore dhe 1 humbje me Kukësin. E nisëm ndeshjen jo mirë, duhet përmendur se ky 3-pikësh erdhi edhe nga Koliçi, na mbajti në lojë pas problemeve që kishim në mbrojtje e mesfushë. 70% të ndeshjeve i fiton edhe ekipi që shënon i pari. Ekuilibruam lojën më pas, shënuam dhe ishim efikasë me rastet që patëm. Për një javë, me 11 lojtarë, të përballosh tri ndeshje të forta është diçka e madhe. Jo se nuk kemi besim te stoli, por lojtarët nuk kanë aq përvojë. U munduam ta administronim rezultatin me golin e dytë që shënuam.”

Motivimi: Kur e ndërrova Sukajn, i thashë që nuk e di kur ke bërë 4 gola në 5 ndeshje. Kur lojtarëve u vjen motivimi nga brenda, edhe trajneri e ka më të lehtë me grupin. Gjithsesi, kemi luhatje të formës. Ata më motivojnë mua, unë ata, dhe të gjithë bashkë i kemi marrë ndeshjet një nga një. Tani duhet të ulemi me këmbë në tokë, të vazhdojmë këto javë për atë objektiv që ka klubi.

Ngërçi financiar: Shpresoj të zgjidhet, sepse presidenti ka qenë afër jo vetëm këto katër ditë. Besoj se do t’i japë zgjidhje, nuk them për një datë nesër apo pasnesër, por kam besim për këtë gjë.

Rreziku në fund: Koliçi na mbajti në lojë, sepse kishim menduar ta mbanim Kukësin me presing sipër. Topi lëvizte shumë shpejt në linjat anësore dhe ne krijonim të çara në fushë.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...