Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja i titujve zbulon sekretet e suksesit dhe planet për Europën

Skënderbeu vijon të tregojë se është absolutisht skuadra më e mirë në kampionatin shqiptar, jo vetëm për titullin e 7 në 8 sezonet e fundit, por edhe për atë që ka treguar edhe në arenën ndërkombëtare, në vitet e fundit.

Trajneri Ilir Daja ishte i ftuar në emisionin ‘Zona Gol, në Supersport, ku foli jo vetëm për këtë titull, por edhe për planet e skuadrës korçare dhe pritshmëritë nga CAS-i, për të hequr pezullimin prej 10 vitesh nga kompeticionet europiane.

‘Zona Gol’: A është e vështirë të motivosh një grup që fiton gjithmonë dhe nuk ka shumë uri?
Daja: Te Skënderbeu është një punë e nisur prej vitesh dhe pikërisht për këtë arsye, skuadra ka dominuar futbollin tonë në dekadën e fundit. Në klub nuk është punuar vetëm për të fituar titullin e radhës, por edhe me mendjen te perspektiva, duke ruajtur boshtin e ekipit dhe duke rifreskuar skuadrën me lojtarë të rinj, që vijnë me më shumë uri dhe motivim.

‘Zona Gol’: Çfarë i mungoi Skënderbeut sot?
Daja: Sot luajtëm me shumë futbollistë të rinj, që kishin marrë shumë pak minuta gjatë sezonit. Edhe ata kishin dëshirën dhe motivimin për të treguar veten dhe për të marrë rezultat, por kur ndryshon 8-9 lojtarë nga formacioni bazë, është gjithmonë e vështirë për të menaxhuar lojën. Natyrisht që edhe një supermotivimi i Teutës, që kërkonte pikë mbijetese, ishte mes shkaqeve që sollën humbjen e sotme.

‘Zona Gol’: Pse kaq pak rotacion gjatë sezonit?
Daja: Lojtarët që kanë luajtur më pak te Skënderbeu, janë të gjithë shumë cilësorë, pasi janë marrë në skuadër pikërisht për shkak të cilësive të tyre. Gjithsesi për të luajtur titullar te Skënderbeu, një klub që synon të fitojë, duhet të futesh në ritmin dhe ekuilibrin e skuadrës, ndaj edhe kjo më ka detyruar të përdor 12-13 lojtarë në të shumtën e ndeshjeve dhe të besoj më pak te të tjerët. Në klube të tjera, kur nuk kam pasur këto objektiva, kam guxuar dhe kam aktivizuar lojtarë të rinj, por te Skënderbeu duhej rezultati dhe titulli, ndaj nuk kishte kohë për eksperimente.

‘Zona Gol’: Titullin e kaluar e humbët vetëm në javët e fundit…
Daja: Në fakt vitin e kaluar e mora drejtimin e Skënderbeut pas 12 javëve, kur kishte marrë vetëm 14 pikë, pra rreth 30% e totalit. Me të njëjtin grup lojtarësh, ne arritëm të bënim një sezon super në vijim, duke i shkuar shumë pranë titullit, të cilin e humbëm në Kukës, ku protagonist u bë edhe arbitri. Pra atë titull nuk e humbi as Ilir Daja dhe as lojtarët e Skënderbeut, por u humb në javët e para.

‘Zona Gol’: Keni fituar 3 tituj, me 3 skuadra të ndryshme. Cili ju ka shijuar më shumë?
Daja: Të 3 kanë qenë të veçantë, pasi për Elbasanin ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe një tifozëri që na mbështeti në mënyrë të çmendur, nga fillimi në fund. Edhe ai me Dinamon ishte shumë i veçantë, pasi vuajtëm shumë për ta fituar. Ky i treti u duk i lehtë, por duke parë edhe problemet ligjore që na shoqëruan dhe që prishin atmosferën, mendoj se ia dolëm të menaxhojmë mirë situatën dhe të triumfojmë.

‘Zona Gol’: Cili ka qenë kapiteni më i preferuar për ju?
Daja: Si Nevil Dede, ashtu edhe Orges Shehi janë liderë të lindur, që kanë fituar shumë në futbollin tonë dhe dinë të menaxhojnë dhomat e zhveshjes, por nuk dua t’i heq asnjë meritë as Arjan Pishës, që ishte një mbështetje e madhe për mua.

‘Zona Gol’: Si i keni marrëdhëniet me presidentin Takaj?
Daja: Kemi marrëdhënie shumë të mira, pasi jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe diskutojmë vazhdimisht për punën në klub, jo vetëm për ndeshjen e radhës, por ëpr planet e perspektivës së ekipit. Kemi biseduar me arbgumente mbi çdo detaj dhe kemi gjetur gjuhën e përbashkët, pasi kam amrrë mbështetjen maksimale të Takajt. Ne punojmë edhe për të nxjerrë lojtarë, por që një futbollist të marrë vendin në formacionin te Skënderbeu, duhet të

‘Zona Gol’: A duhet të falënderoni Plakun, për golat që ka shënaur në kualifikueset e Europa Leagues?
Daja: Nuk kam pse ta falënderoj, pasi ka bërë detyrën për të cilën është paguar si lojtar profesionist. Ai është një lojtar shumë i talentuar dhe ndoshta zgjidhja që bëmë ishte më e mira për të dy palët. Nëse do të më duhej ta falënderoja Plakun, më parë do të duhej të më falënderonte ai mua që i dhashë mundësinë të luante dhe më pas të shënonte.

‘Zona Gol’: Cilat ndeshje do të veçonit për këtë sezon?
Daja: Në Europa League do të veçoja sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit, ku kaluam edhe turin e 4-t në eliminatoret europiane dhe u kualifikuam në grupe. Në kampionat, pa harruar ndeshjet ndaj Kukësit, do të veçoja ndeshjen e parë ndaj Partizanit, të luajtur në Korçë dhe fituar nga ne 2-0.

‘Zona Gol’: Keni një plan B, nëse CAS konfirmon pezullimin?
Daja: Nuk kemi asnjë plan B, pasi zyra që na mbron në CAS na ka dhënë garanci për të marrë pjesë në eliminatoret e Champions League dhe po mendojmë të përgatitemi për të bërë edhe një tjetër tentativë të bukur europiane.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...