Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Ishte terren i vështirë, morëm maksimumin

Intervista e trajnerit të Flamurtarit Ilir Daja, dhënë për emisionin e “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që vlonjatët e fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kamzës.

Fituat me një episod në sfidën e sotme. Sa i kënaqur jeni?
Ishte një rezultat shumë pozitiv, pasi edhe Kamza bëri një ndeshje shumë të mirë. Në këto kushte ku luajtëm, nuk është se prisnim ndonjë spektakël, pasi ne nuk jemi mësuar të luajmë me topa të gjatë, ndaj kishim probleme me terrenin. Kanë sakrifikuar disa prej lojtarëve, për të arritur të marrim këtë 3-pikësh, që është shumë i rëndësishëm për objektivat tona.

Mos ndoshta Flamurtari po bëhet më pragmatist tashmë, duke vënë theksin te rezultatet?
Në fakt kohët e fundit kemi pasur rikthimin e disa lojtarëve nga dëmtimet, kemi rikuperuar Cale, por edhe lojtarët janë njohim më mirë me njëri-tjetrin, ndaj edhe mendoj se kemi bërë performanca të mira. Për momentin kemi pak probleme me mbylljen e ndeshjeve, por në fazën tjetër kam besim se do të përmirësohemi edhe më shumë, nëse nuk do të vuajmë dëmtimet.

Pas golit duket sikur skuadra tërhiqet më shumë se duhet mbrapa, bë mbrojtje të rezultatit…
Në repartin e sulmit kemi lojtarë që nuk kanë 90 minuta në këmbë dhe me kalimin e minutave filtri i parë fillon të mos funksionojë dhe normalisht gjithçka bëhet më e vështirë, ndaj duhet bërë kujdes.

Me pikët dhe potencialin që keni, do luftoni vetëm për Europën, apo do shihni për më shumë?
Ekipi nuk është ende i konsoliduar, veçanërisht në aspektin e ekuilibrit taktik, në manovrat mbrojtëse dhe sulmuese. Besoj që në këtë minifazën përgatitore do të punojmë më mirë, pasi do të kemi gjithë organikën në dispozicion dhe shpresoj të konsolidohemi më tepër. Gjithsesi mbetemi te objektivi që kemi pasur nga fillimi, pra Europa, por rrugës mund të fillojmë të shohim më lart.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...