Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Jemi në gjendje të mirë psikologjike, të kënaqur me fitoren

Skënderbeu ishte me fat që mori tri pikë ndaj Teutës në Korçë, megjithatë, për trajnerin Ilir Daja skuadra e tij bëri më të mirën e mundshme.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe lojën. E filluam goxha mirë, por vuajtëm problemin e finalizimit. Nëse jemi më të qetë para portës mund të ruajmë qetësinë për vazhdimësinë. Me kontigjentin që kishim, bëmë më të mirën e mundshme. Jemi në gjendje të mirë psikologjike. Dëshira dhe sakrifica e lojtarëve bëri që të shkonim te fitorja.

Mungesa e Krasniqit: Mensah prezantohej për herë të parë në një ndeshje kampionati. Është lojtar i ri, duhet të përmirësojë teknikën e goditjes. I vuri në presion mbrojtësit e Teutës. Doli përpara portës, pavarësisht se nuk arriti të shënonte.

Tranzicioni negativ: Kishim problem humbjen e topit në hapësira të mëdha. Ekipi duhet të fitojë gjerësinë dhe thellësinë. Për vonesa të lojtarëve nuk u realizuar tranzicioni negativ. Ne e dinim që Teuta është ekip i fortë në goditje standarde. Kemi punuar për të mbuluar pikat e forta.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...