Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Kënaqësi që më kërkojnë, por mendoj vetëm Skënderbeun(Video)

Skënderbeu pas 9 rezultateve pozitive radhazi ku makineria po funksiononte thuajse në përsosmëri vendosi të ndalet në “pit-stop” dhe në kampionat kanë ardhur dy humbje të njëpasnjëshme, megjithatë kjo situatë jo shumë optimiste nuk e shqetëson së tepërmi trajnerin e bardhekuqve Ilir Daja i cili përpara duelit ndaj Teutës është i bindur që skuadra e tij do të ketë forcën për të reaguar pas rezultateve negative në javët e fundit.

Në ndryshim nga sfidat e kaluara pritet që në këtë ndeshje grupi i futbollistëve në dispozicion të teknikut të jetë më i madh, teksa trajneri 3 herë kampion i Shqipërisë ka shpresë edhe tek rikuperimi i një elementi të veçantë si Dejvi Bregu.

CV e pasur dhe njohuritë për të cilat ka investuar prej dekadash e kanë bërë Ilir Dajën një nga trajnerët më të dëshiruar, fakti që e kërkojnë e bën të ndjehet i vlerësuar, por tekniku nuk tregon asnjë grimcë mungese respekti ndaj klubit ku po punon aktualisht.

 

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...