Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Daja: Keqardhje për eliminimin, loja garanci për të ardhmen

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, i keqardhur për eliminimin në Kupë, shpreh bindjen se me lojën e zhvilluar skuadra e tij do të dijë të marrë rezultatet e duhura në javët e mbetur atë kampionatit.

“Në ndeshje të tilla i mendon të gjitha, fillimisht mendon të bësh lojë të mirë në 90 minuta. Në pjesën e dytë ishim shumë mirë, na mungoi vetëm finalizimi. Kishim ardhur për kualifikim, por nuk e arritëm. Më kënaq loja e sotme, e kemi dominuar në çdo aspekt Laçin, kryesuesin e renditjes së kampionatit. Ka keqardhje për eliminimin, por loja që bëmë sot është garanci për vazhdimësinë.”

Gjykimi: Nuk dua që të merrem me arbitrat. E kam dalluar që në lojë se ishte penallti. Është shtyrje e qartë e Ignjatoviç ndaj Çinarit. Janë edhe dy raste të tjera që duhen diskutuar, por përtej kësaj marrim forcë dhe moral për faktin se dominuam lojën në pjesën e dytë dhe shtesën 30-minutëshe. Merkatoja e janarit nuk ka hapësirat e duhura. Mundet të ketë ndonjë “bingo”. Kemi afruar Juniorin, që do na ndihmojë në ndeshjen e radhës.

Finalizimi: Sot nuk mungoi “bomberi” sepse sulmuesit tanë kanë shënuar rregullisht. Nëse do të ishte Junior ose Hasani do na ndihmonin ndoshta në finalizim. Nëse bëjmë këtë lojë dhe i marrim ndeshjet një nga një, besoj se gjërat do jenë në anën tonë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...