Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja konfirmon rrotacionin dhe rinovimin: Zyrtarisht për UEFA-n nuk kemi ndeshje të dyshuara

Ilir Daja flet zyrtarisht si trajneri kampion i Shqipërisë. Edhe pse kampionati vazhdon, fokusi mbetet te arritja e Skënderbeut pas një sezoni të dominuar, me drejtuesin e stolit që nuk fshihet dhe pranon se tani është koha që titullarët të pushojnë.

Korçarët bëjnë llogaritë e tyre, për të arritur edhe suksesin në finalen e Kupës, me trajnerin që deklaron se Skënderbeu nuk bën llogaritë e ekipeve që garojnë për Europën apo mbijetesën.

Trajneri foli edhe rreth shpresave që skuadra të marrë pjesë në Kupat e Europës prej sezonit të ardhshëm, pavarësisht dënimit nga Disiplinori i UEFA-s. Në pritje të vendimit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, sipas Dajës, te pjesëmarrja e Skënderbeut në Europa League gjatë këtij edicioni nuk ka asgjë të dyshuar.

Trajneri pranoi publikisht edhe akordin me klubin për të vijuar projektin, me rinovimin e kontratës që duket thjesht një formalitet, i cili do të përfundojë me hedhjen e firmës.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...