Kategoria Superiore

Daja: Ky është Partizani që dua, Tirana të ketë kujdes në derbi!

Ilir Daja u shfaq shumë i kënaqur në mikrofonin e Supersport për fitoren e madhe që arriti Partizani ndaj Skënderbeut në javën e 5-të të kampionatit. Në mikrofonin e Supersport, trajneri i të kuqëve, shkëputi edhe një mendim për derbin duke kërcënuar në një farë mënyre bardheblutë e Dedes për sfidën e të premtes.

NDESHJA- Na vjen mirë që kemi bërë pjesë të parë nga më të mirat në kampionat. Kam parë ekipin që të vepronte goxha mirë në të dy fazat e lojës. I shtojmë edhe goditjet standarte. Rezultati 3-0 në pjesën e parë, nuk të jep motivimin maksimal për të vazhduar me të njëjtën rritëm.

DERBI- Kemi anë psikologjike shumë të mirë. Kompontent shumë të rëndësishme. Nuk pësojmë prej disa ndeshjesh. Sulmuesët kanë shënuar të katërt. Kjo është pozitive. Nuk kemi dëmtime. Kemi lojtarë që kur japin maksimumin është vështirë të përballohen. Derbi ka tjetër gjë në raport me ndeshjet e tjera.

SKËNDERBEU- Kur jam në ndeshje dua të fitoj maksimalisht me ekipin që drejtoj. Unë jam trajner i Partizanit. Besoj që Skënderbeu do ta kapërcejë këtë moment. Lojtarët duan kohën e vetë për manovër sa më të mirë. Skënderbeu ka brenda grupit lojtarë të rinj që mund të bëjnë shumë mirë plus që ka një staf që punon shumë mirë.

FORMACIONI NË DERBI – Kemi 4-5 ditë deri të premten për të përgatitur derbin. Nuk mund të themi çfarë do të bëjmë. Nuk do të doja të ekspozoja formacionin. Do të zgjedhim formacionin më të mirë. Për ta përballuar sa më mirë derbin.

ZËVENDËSIMET- Edhe mund ti bënim më herët zëvendësimet. Akoma kemi nevojë të konsolidohemi në manovër. Në pushim të ndeshjes, komunikova me lojtarët mos e mbanin mendjen te rezultati, por të automatizonim veprimet. Nuk e bëmë këtë gjë. Do të na duhen të gjithë lojtarët, nuk duam që të prishim manovrën me zëvendësimet, prandaj i vonuam më shumë seç duhet.

ECURIA DHE KONTIGJENTI ASANI E MELO – Është java e 5-të dhe është shumë shpejt për fundin e kampionatit. Kemi paraqitur oshilacione gjatë 90-minutëshsit. Kemi mundësi të shkojmë shumë larg me ekipin, por duhet të sillemi si në ndeshjet e fundit duke dhënë maksimumin. Elementi kryesor i grupit është shpirti i skuadrës. Lojtarët e kanë krijuar vetë këtë lloj atmosfertë. Nëse ekipi ka kohezionin e duhur, gjërat shkojnë mirë. Me Asanin dhe Melon, rritet potenciali. Do të gjejmë manovrën e duhur t’i përdorim të gjithë. Nuk ke sulm të mirë nëse nuk mbrohemi mirë. Raportet janë 50 me 50.

BILANCI NË DERBI- Nuk kam fituar, por kam humbur vetëm 1 derbi. Është e vështirë, por do të bëjmë maksimumin. Derbi edhe kur skuadrat kanë diferencë, në performancë dhe cilësi, derbi asnjëherë nuk është i parashikueshëm. Do të bëjmë gabimin më të madh nëse mendojmë se jemi favoritë. Do të kontrollojmë presionin e tepër në derbi”, u shpreh Daja.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency