Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Lojtarët e stolit, jo në lartësinë e titullarëve

Ilir Daja shprehu keqardhjen për barazimin me Kamzën, ndërsa vuri në dukje se skuadra ishte paraqitur mirë, por nuk kishte arritur të menaxhojë si duhet avantazhin, në minutat e fundit.

“Më vjen keq që nuk arritëm të fitojmë sot, kjo edhe për faktin se vinim pas një tjetër barazimi. Besoj se luajtëm mirë, pavarësisht mungesave dhe e dominuam kundërshtarin, duke e mbajtur kryesisht në gjysmëfushën e tij”, u shpreh Ilir Daja.

Tekniku i korçarëve theksoi edhe njëherë se skuadra ka një stol me aftësi shumë të mira individuale, por që nuk po arrijnë të jenë në nivelin e titullarëve. Daja theksoi se nuk e preferon shumë rotacioni, pikërisht për shkak të diferencave mes formacionit dhe stolit.

“Sot pësuam një gol naiv, sepse ishim në minutat e fundit dhe duhet të tregoheshim më të qartë në lëvizje. Ishim në avantazh dhe nuk kishte nevojë për nxitim ashtu siç bëmë në rastin e golit. Gjithsesi, në Kamëz bëra rotacion dhe u ndalëm në barazim, ndërsa edhe sot e vumë re se lojtarët që vijnë nga stoli, nuk arrijnë të përshtaten ashtu siç duhet me titullarët, ndonëse kanë aftësi shumë të mira individuale”, theksoi Daja.

Trajneri i Skënderbeut u shpreh se nuk ka nevojë për panik, pas dy barazimeve, sepse skuadra ka një diferencë të konsiderueshme, që i lejon edhe luksin e gabimeve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...