Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Luajmë për fitore, statistikat nuk na trembin

Statistikat nuk flasin në favor të Skënderbeut që nuk fiton në Tiranë ndaj Partizanit prej disa vitesh por trajneri i korçarëve Ilir Daja në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj të kuqëve u shfaq optimist duke theksuar se Skënderbeu do të hyjë në fushë vetëm për fitore.

Çfarë ndeshjeje prisni: Është normalisht një ndeshje e vështirë pasi përballë një ekipi si Partizani gjithmonë duhet të jesh i përqëndruar. Të kuqtë e kanë nisur sezonin si favoritë dhe besoj se do të bëjnë të pamundurën për t’u rikthyer sërish kështu. Ne duhet të jemi të përqëndruar dhe të japim maksimumin tonë në këtë ndeshje nga minuta e parë deri në minutën e fundit për të mos i dhënë mundësi kundërshtarit të na verë në vështirësi dhe të na gjejë në befasi.

Gjëndja e skuadrës: Për fat të keq humbëm edhe Vangjelin i cili ka një problem ngarkese në kofshë dhe mund të them se jemi me dy mungesa të sigurta në këtë takim. Pra Vangjelit i shtohet edhe Nespor i cili ndodhet jashtë ekipit për shkak dëmtimi. Kjo është pak a shumë situata e Skënderbeut në këtë takim. Pjesa tjetër e ekipit është e plotë.

Afrimi i skuadrave ndjekëse: Nuk e shoh punë presioni për vetë faktin se ne kemi ndeshjen tonë për të luajtur dhe mendojmë vetëm për këtë. Kukësi bëri punën e vet dhe ne nga krahu tjetër do të bëjmë punën tonë për të qënë gjithnjë pararojë e rezultateve tona. Me një diferencë prej shtatë pikësh që nuk janë shumë por janë të mjaftueshme për të qënë më të qetë në llogjikën e ngjarjeve nuk besoj se problem do të jetë presioni i ndjekësve.

Skënderbeu prej disa vitesh nuk fiton në kryeqytet ndaj Partizanit: Statistikat janë statistika dhe nuk besoj se do të kenë një ndikim tek lojtarët për vetë faktin se ne shohim atë që prodhohet në fushën e lojës dhe jo jashtë saj. Skënderbeu mori një fitore 2-0 në fazën e parë dhe duke dominuar me lojë gjithë takimin. Jam i bindur se ekipi do të riniset që nga ky takim dhe jo nga statistikat e largëta.

Do kënaqeshit edhe me barazimin: Skënderbeu kudo ku shkon objektiv ka fitoren dhe kjo nuk është risi. Besoj se presidenti Takaj dhe drejtuesit e tjerë e kanë ndërtuar këtë ekip për të qënë kudo protagonist dhe për të marrë gjithnjë maksimumin. Prandaj e them që fitorja do të ishte rezultati që kërkojmë ne. Më pas se çfarë do të sjellë fusha është tjetër gjë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...