Kategoria Superiore

Daja: Më kënaq fryma e grupit, s’na lejohen gabimet në vazhdim

Partizani fitoi thellë ndaj Bylisit, por gjithashtu shpërdori shumë para portës, fakt që nuk e shqetëson trajnerin Ilir Daja, i cili vlerëson frymën e grupit në skuadrën që drejton.

“Më pëlqeu frymë e grupit, shpirti i skuadrës, si dhe veprimet tekniko-taktike. Loja jonë ishte bindëse, por kemi për të rregulluar në finalizim. Shënuam vonë golin e dytë dhe kënaqemi që shënuan të tre sulmuesit. Ndërrimet i dhanë freski skuadrës dhe nuk e ndryshuan manovrën”.

Forma e “Buba” Hasanit: “Mungesa e Hasanit nuk ka të bëjë me stafin teknik, por me dëmtimin. Ka dy javë që stërvitet me grupin. Kur të ketë gjendje të mirë fizike, do të ketë më shumë minuta. Nuk duam të kthehemi prapa, me ndonjë dëmtim tjetër. Përvoja e tij na vlen shumë, mund të përdorim në ndonjë pozicion tjetër”.

Ekuilibrat mes fazave: “Nëse e ndërton sulmin nga mbrojtja, përbën edhe njëfarë risku. Të gjithë gabojnë, edhe pse në mbrojtje nuk lejohen. E rëndësishme është që nuk ka gabime në vazhdimësi. Pranohet ndonjë gabim, jemi në javën e 27-të”.

Objektivi: “Me një fitore nuk e fiton titullin. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Nëse luajmë si sot, besoj se gjërat i kemi në vijë. Ndryshe do shkojmë drejt barazimeve. Nuk na lejohen, pasi jemi në fazën e fundit të kampionatit”.

Kalendari: “Në stadiume mungojnë tifozët dhe nuk është se transfertat janë të vështira. Ndeshjet janë njëlloj. Bylisi erdhi këtu dhe bëri futboll të mirë, ashtu shkojmë edhe ne jashtë. Tifozët nuk janë dhe transfertat kthehen si të barabarta”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency