Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Na mungoi vetëm goli, arbitri nuk ishte tendencioz

Skënderbeu zhvilloi një 90-minutësh mjaft të mirë në Korçë përballë Kukësit, por nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, që gjithsesi kënaqi trajneri Daja, i cili në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, komplimentoi futbollistët e tij.

Një ndeshje e mirë, por vetëm një barazim pa gola ndaj Kukësit. Çfarë i mungoi këtij Skënderbeu sot?
Të them të drejtën sot nuk ka munguar asnjë gjë përveç golit. Në futboll rezultatet maten me gola, por të kesh aq shumë raste përballë një ekipi me cilësi si Kukësi është gjë e mirë. Po të luajmë kështu, goli do të vijë patjetër. Do të kemi eficiencën për të realizuar këto mundësi të krijuara.

Një gol i anuluar në fillim dhe një penallti e pretenduar nga ju. Mendoni se arbitrimi ndikoi në rezultat?
Të them të drejtën e përgëzova arbitrin, pasi ashtu siç gabojmë të gjithë, mund të gabojnë dhe ata. Nuk pashë gjë me tendencë. Ishte i pozicionuar drejtë. Dhe ato ishin gabime njerëzore. Edhe arbitri e ngriti lojën në nivelin që sot pamë.

Të kënaq barazimi?
Përtej modestisë, ishim gjithçka më larg se kundërshtari. Në shumë momente më dukej Skënderbeu që drejtoja para 2 sezonesh. Nëse do të vazhdojë e njëjta lojë, besoj se rezultatet do vazhdojnë të jenë. Ne do të jemi te pjesa e sipërme e tabelës. Këtë 90 minutësh duhet ta përsërisim shpeshherë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...