Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Ndaj Kastriotit duhet kujdes, Ferhan Hasani ende jo titullar

Fitorja e fundit me Bylisin, riktheu qetësinë te Partizani, që tani e sheh veten vetëm dy pikë larg kreut, por mbi të gjitha riktheu entuziazmin edhe te sulmuesit, pasi shënuan të tre titullarët e formacionit të Ilir Dajës.

“Ishte një ndeshje mjaft e mirë ndaj Bylisit, pasi e kontrolluam lojën dhe krijuam shumë raste. Natyrisht që shpërdoruam shumë dhe duhej të kishim shënuar më tepër me rastet e krijuara, por e rëndësishme është që të tre sulmuesit titullarë gjetën rrugën e rrjetës, pasi i ndihmon edhe psikologjikisht ata”, deklaroi Daja

Forma e mirë e sulmuesve e bën optimist trajnerin Daja në prag të ndeshjes me Kastriotin, gjithsesi tekniku i ‘të kuqve” kërkon impenjim maksimal pasi pranon se skuadra ka vuajtur jo pak ndaj ekipeve të gjysmës së dytë të tabelës së renditjes.

“Sigurisht që kemi treguar stabilitet dhe ekuilibër në lojë, ndërsa së fundi kemi gjetur edhe golat me sulmuesit, por ndaj Kastriotit duhet ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen për të marrë 3 pikët. Është një kundërshtar shumë i fortë, që impenjohet shumë, ndaj duhet të bëjmë kujdes, pasi kemi vuajtur jo pak ndaj kundërshtarëve ku kemi qenë të dënuar të fitojmë”, tha Daja.

Ndaj krutanëve trajneri i të kuqve pritet të ketë në dispozicion grupin e plotë të futbollistëve, pasi zbulon se edhe Mala ka lënë pas dëmtimin me Bylisin dhe pritet të luajë nga minuta e parë nesër.

“Grupi është i plotë dhe madje edhe Mala është stërvitur rregullisht me skuadrën, por vetëm pas seancës së sotme do të shohim nëse do të luajë nga minuta e parë nesër. Kemi punuar mirë dhe tani shpresoj ta konkretizojmë me një paraqitje të mirë në fushë”, u shpreh numri një i pankinës së të kuqve.

Ferhan Hasani ishte një nga afrimet më të bujshme të merkatos së kryeqytetasve në janar, por deri në këto momente Buba nuk ka luajtur ende titullar dhe nuk ka arritur të lërë gjurmë me fanellën e kuqe.

Trajneri Daja pranon se Hasani po rritet fizikisht dhe po punon mirë, por thekson se ka ndërmend t’i besojë grupit që mposhti Bylisin një javë më parë, edhe në ndeshjen ndaj Kastriotit.

“Hasani po përmirësohet fizikisht nga java në javë, por fokusi ynë është te grupi dhe jo te individi, ndaj edhe ndaj Kastriotit do t’i jap besim grupit që fitoi ndaj Bylisit. Dihen vlerat e Hasanit, por dëmtimet e lanë disi mbrapa dhe tani do të provojmë ta përfshijmë gradualisht në manovrën tonë të lojës”, u shpreh tekniku i të kuqve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...