Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Ndaj Lacit, njësoj sikur të fitosh me Partizanin!

Skënderbeu i rikthehet kampionatit në përballjen me Lacin. Ekipi i Dajës kryeson pas katër javëve të para dhe në përballjen e Korcës me kurbinasit synon të vazhdojë serinë pozitive të rezultateve, aq më tepër që ndalesa për shkak të eliminatoreve të botërorit, sipas trajnerit, ka ndihmuar ekipin të pushojë mjaftueshëm pas një periudhe jo pak të ngarkuar.

“Pas këtij pushimi, që e kishim të nevojshëm, duhet të kapim ritmin e katër javëve të para, ku kemi qenë mirë qoftë në performancë dhe realizim. Kemi 3 pikë diferencë me ndjekësit dhe duhet të tentojmë ta thellojmë, sepse duke patur parasysh që luajmë dhe në Europa League është mirë të jemi të qetë për të dhënë më të mirën dhe në këtë kompeticion.” 

Për Dajën e rëndësishme është që skuadra ta vlerësojë maksimalisht këtë përballje, duke kujtuar dhe suksesin e kurbinasve në javën hapëse të kampionatit në kryeqytet ndaj Partizanit.

“Duhet të jemi të përqendruar,  sepse Laci ka treguar që me ekipe të forta ka bërë mirë dhe për më tepër 2/3 e pikëv ia ka marrë me ekipe jo rivale, ndaj dhe vlera e 3 pikëve nesër është njësoj sikur të fitosh me Kukësin dhe Partizanin.”

Të enjten e ardhshme, Skënderbeu do të përballet me Partizanin e Beogradit, por për trajnerin e “Ujqërve të Dëborës” ndeshja më e rëndësishme është gjithmonë ajo e radhës dhe ngjeshja e kalendarit nuk është se përbën më një problem.

 

Jemi të përqëndruar vetëm te ndeshja e Lacit, sepse cdo lloj shpërqendrimi do të ishte në dëm të ndeshjes së nesërme. Jemi mësuar tashmë me këtë ngjeshje kalendari, ndaj nuk përbën më problem për ne.”

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...