Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Ndeshje e komplikuar, por na kënaq fitorja. Rikthimi i Jashanicës…

Skënderbeu befasoi Laçin në shtëpi, duke i marrë 3 pikët, pas një fitoreje me përmbysje, ndërsa në përfundimit të takimit, trajneri Daja dha një intervistë për emisionin “Gol pas Goli”, ku komplimentoi skuadrën e tij për ndeshjen e bërë.

Fituat me përmbysje, pas një pjese të parë të dobët. Çfarë ju thatë futbollistëve në dhomat e zhveshjes?
E dinim që na pret një ndeshje e vështirë, pasi vinim edhe me mungesat e Turtullit e Dajës për shkak dëmtimesh, duke u detyruar të spostojmë Ditën mbrapa. Në pjesën e dytë tentuam të ndryshojmë manovrën dhe na ndihmoi goli i shpejtë, që bëri që të marrim lojën në dorë. Ishte e rëndësishme që futbollistët nuk u dorëzuan për asnjë moment, edhe pse ishin temperatura vërtetë të larta.

A keni menduar të ndryshoni modulin e lojës?
Për të kaluar te skema 4-4-2, do të duhet të vrapojmë të gjithë më shumë, për të mbuluar të gjithë fushën, por për momentin nuk kemi gjendje fizike për ta bërë këtë. Besoj se me kalimin e javëve do të mund të provojmë edhe me këtë rreshtim.

Mendoni se është më mirë që Bregut t’i lihet liri veprimi në fushë?
Jam dakord me sugjerimin dhe do ta marr parasysh, por duhet që edhe Bregu të na ndihmojë me gjerat e tjera më pas.

A prisni afrime të tjera në qendër të mbrojtjes, ku keni mungesa? Flasim për Jashanicën…
Jashanicën e njoh prej kohës dhe është një ekspert i mbrojtjes, ndaj do të ishte një kënaqësi e veçantë ta kishim në skuadër, pasi do të na jepte qetësi dhe siguri. Megjithatë të shohim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...