Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Në fazën mbrojtëse sakrifikojnë të gjithë, do të doja një lojtar goli

Partizani triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në Fier ndaj Apolonisë, ndërsa trajneri Ilir Daja u shfaq mjaft I kënaqur me paraqitjen e të tijve, në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Bashkë me ndeshjen e Kupës, Partizani nuk pëson gol prej 4 takimesh…
Kemi luajtur 3 nga 4 ndeshjet e para në kampionat, në transfertë, ndaj na vjen mirë që jemi treguar të konsoliduar në fazën mbrojtëse. Megjithatë duhet të theksoj se fakti që nuk pësojmë shpjegohet me angazhimin dhe sakrificën e të gjithëve në fazën mbrojtëse. Sot kemi vuajtur pak në fillim, por pas minutës së 25-të kemi bërë mirë dhe kemi krijuar shumë raste shënimi. Jam i kënaqur, pasi skuadra vijon të rritet dhe të konsolidohet nga ndeshja në ndeshje.

Shpërndarja e golave a shpjegohet me faktin që ju mungon një pykë e mirëfilltë?
Shpërndarja e golave ka anën e vet të mirë, pasi jemi të gjithë pjesëmarrës në përfundimin e aksionit. Lukasi po e bën shumë mirë sulmuesin, megjithëse është si 9 fals. Do të doja të kishim një lojtar golashënues, pasi goli i jep një qetësi ekipit.

Duket se këtë vit, me merkaton e bllokuar, presioni është më i vogël te Partizani…
Objektivat e Partizanit, përtej merkatos janë gjithmonë maksimale. Presionin e kemi vetë sepse jemi pjesë e një klubi me objektiva maksimale. Ua dedikova fitoren lojtarë, sepse sakrifikojnë jashtë mase, edhe pse akoma kemi probleme në fazën e mbrojtjes dhe të sulmit.

Jeni i kënaqur me zgjedhjet në mesfushë?
Me dëmtimin e Brojës, kishim më pak zgjedhje për qendrën e mesit të fushës. Kote është ndeshja e dytë që bën performancë të mire, ndërsa Bardhi do kohën e vet, pasi roli natyral është sulmues i pastër. Sot ishim të kushtëzuar nga mungesa e Brojës. Jam i kënaqur nga Mala. Disa gjëra i mbulojnë edhe me elementët teknikë. Sulmi i shpejt ishte objektivi jonë sot, sepse Apolonia luante me 3 qendra.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...