Kategoria Superiore

Daja në “Sport Time”: Ju tregoj ditëlindjen më të bukur, me Partizanin tentojmë maksimumin

Trajneri i mirënjohur shqiptar, aktualisht në pankinën e Partizanit, Ilir Daja festoi sot përvjetorin e 54-t të lindjes, teksa nga seanca stërvitore me “të kuqtë” gjeti kohën të realizojë edhe një lidhje direkte me emisionin “Sport Time” në Supersport.

Në përvjetorin e lindjes keni qenë thuajse gjithmonë në punë. Te cili klub e keni festuar më mirë ditëlindjen?
Ditëlindjet janë të veçantë, por më të veçanta janë fitimet e trofeve. Më mirë nga të gjitha herët e tjera, e kam festuar te Skënderbeu, kur ishim në grupet e Ligës së Europës. Ka qenë fiks pas ndeshjes me Partizanin e Beogradit, pas asaj loje të shkëlqyer që bëmë në “Elbasan Arena”.

Si është gjendja e skuadrës dhe a do të shohim një Partizan për titull këtë sezon?
Tek të gjitha ekipet që kam drejtuar, ndonëse kishim objektiva të tjerë, lojtarëve u kam thënë të sillemi si kampionë. Kam një skuadër me lojtarë që kanë dalë kampionë, ndaj pse të mos e tentojmë maksimumin?!

Keni keqardhje për bllokimin e merkatos?
Ndjej keqardhje për merkaton, por është një kapitull i mbyllur. Ishte piketuar një ekip me afrime që do të përforconte grupin. Afrimet do të rrisnin kualitetin dhe rivalitetin në skuadër, pasi kampionati është i gjatë dhe do të jenë prezente dëmtimet dhe kartonët. Megjithatë që në fillim e dinim që mund të shkonte edhe kështu, ndaj tani jemi gati të gjithë që të sakrifikojmë për të marrë më të mirën nga ky grup dhe për të çuar sa më lart Partizanin.

Çfarë diference ka mes ndeshjeve dhe stërvitjeve, pasi pre dy muajsh vetëm po punoni në fushë?
Sigurisht që stërvitjet janë shumë të nevojshme për të konsoliduar lojën, por ngarkesa maksimale merret në ndeshje. Sado që t’i ngarkojmë lojtarët në stërvitje, asnjëherë nuk i afrohemi impenjimit të një ndeshjeje zyrtare. Më pas dihet që ndikojnë edhe faktorë të tjerë si gara, dëshira për të bërë mirë, etj.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency