Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Në Superiore nuk ka diferenca, nga merkato pres mbrojtës, Lucas Cardoso do gjobitet!

Ilir Daja u shfaq optimist në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij Skënderbeut. Trajneri kryeqytetas konfirmoi se dy afrimet e merkatos së dimrit Valentino Murataj dhe Stenio Junior mund të zbresin në fushë ndaj korçarëve. Në lidhje me garën për titull trajneri i të kuqëve theksoi se gara është hapur për të gjithë, duke nënvizuar se mes klubeve të Superiores nuk ka diferenca pavarsisht se Vllaznia kryeson bindshëm. Në lidhje me brazilianin Lucas Cardoso i cili nuk është paraqitur në dy seancat e fundit stërvitore, Daja theksoi se do të ndëshkohet nga klubi.

“Jemi të kënaqur, pasi shtojmë edhe më shumë potencialin në mesfushë dhe sulm. Shtimi i rivaliteti i shtyn gjërat përpara në progres. Presim edhe mbrojtës, pasi kemi vetëm katër të tillë në organikë. Jemi në intensitet maksimal pune për sa i përket vëzhgimit të lojtarëve për t’u afruar. Janari të jep pak mundësi për futbollistë cilësorë. Vazhdojmë të jemi intensivë për përforcimet. Nuk ngutemi, pasi çdo gabim mund të na kushtojë më pas. Respektojmë rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s për sa i përket bisedimeve. Jemi në bisedime me lojtarë brenda rregullave, emrat nuk i them dot. Sa nuk janë fakt nuk them. Vendimet i marrim bashkë që të ketë sa më pak mundësi gabimi”.

Gara? Skuadrat janë ngjeshur, veç Vllaznisë së shkëputur. Me dy fitore del lart dhe me dy humbje zbret. Nuk ka diferenca, duke nisur nga Vllaznia. Kjo ngjeshje do jetë për shumë kohë. Tani më terrenet e rënduara nuk ka më lojë spektakolare, ka vetëm grintë. Ndeshjet po ngjeshën dhe nuk do ketë shumë ndryshim. Duhet të përshtatemi me terrenet dhe të jemi cinikë. Normalisht nuk ndryshojmë dot filozofinë e lojës. Vijmë pas një humbje dhe barazimi, por jemi të dytët. Normalisht nuk me pëlqen vendi i dytë, por në fillim do e firmosja. Vjet u rendit i gjashti, me titullarë të larguar. Të tjerët janë përforcuar shumë dhe jemi të dytët. Kemi bërë mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë ecurinë e mirë. Shkoj në një qytet që e respektoj shumë dhe kemi arritur gjëra të mëdha. Nesër i kemi kundërshtare dhe i respektoj. Do luftoj të fitojmë sërish. Duhet të përshtatemi me borën.

Brian Brown? Kam thënë që Partizani është institucion. Trajnerët dhe lojtarët janë kalimtarë. Është e mbyllur si lojtar i Partizanit. Po flas për Lucas, i cili ka qenë me ndeshje shumë të limituara në dy vitet e fundit. Ka qenë pjesë e rëndësishme te Partizani deri në këtë moment. Për një ofertë më të mirë ai do largimin, kur ka edhe 1.5 vite kontratë. Çfarëdo kombësie dhe çfarëdo lojtari, duhet të respektojë maksimalisht klubin, Partizani është institucion. Këtu bën pjesë edhe Brown. E kemi të gjithë kontingjentin për Skënderbeun, përveç Idrizajt dhe Lucas, i cili nuk është paraqitur në dy seancat e fundit. Do të marrë penalitete sipas rregullores që ka klubi. Edhe dy afrimet do të jenë prezent nesër. Murataj dhe Stenio Junior mund të luajnë. I pari ka shanse më shumë, pasi e njeh kampionatin shqiptar dhe e ka më të thjeshtë përshtatjen. Në varësi të ndeshjes mund të luajë edhe braziliani“, deklaroi trajneri i ekipit kryeqytetas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...