Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Daja: Nuk ishim kurrë favoritë, mungesat rezultuan vendimtare!

Ballkani doli i mposhtur nga ndeshja europiane me Sivasspor me rezultatin 1-2, teksa vendasit u përmbysën pasi kaluan të parët në avantazh. Pas sfidës, trajneri Ilir Daja foli në Super Sport ku theksoi se mungesat rezultuan vendimtare ndërsa shtoi se ekipi i tij nuk ishte favorit dhe se të tillë status e morën prej rezultateve dhe lojës së zhvilluar në ndeshjet e mëparshme.

Çfarë nuk funksonoi- “Kaluam në avantazh dhe kishim raste për të shënuar, duhet të ishim efikas në të tillë ndeshje. Kishim mungesa dhe Kuc sakrifikoi, ishte mungesa e Gripshit gjithashtu. Bëhet fjalë për lojtarë titullarë, me këta të dy ndryshonte vendosja. Kemi pasur shanse për 2-0, gol që do të godiste kundërshtarin dhe ne do të ishim të qetë. Mund të dilnim me një tjetër rezultat.

Lodhja ndikon sepse jemi me 112-13 vetë. Luajmë në tre apo katër ditë dhe në Europë ka një tjetër ritëm, na duheshin më shumë lojtarë për të kryer manovrën e duhur. Kemi lojtarë të rinj që në ndeshje të tilla nuk i jep dot minuta sepse ka tension.

Shanset e kualifikimit? “Ne nuk kemi qenë favoritë, i rritëm pritshmëritë me lojën dhe rezultatet. Në dy ndeshjet e mbetura nuk do t’i kalojmë si ndeshje radhe, por do të bëjmë lojën tonë. Me Slavian kemi një kundërshtar edhe më të fortë, ata humbën sot dhe do të jenë në maksimum në ndeshjen ndaj nesh. Do të kemi dy javë për t’u marrë me kampionatin sepse është i rëndësishëm dhe pastaj do të mendojmë për Slavian duke shpresuar të rikuperojmë disa lojtarë, sidomos ata me eksperiencë”, u shpreh Daja.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...