Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Për pjesën e dytë, analizë me tone të ashpra

Ilir Daja u shpreh me nota kritike ndaj skuadrës së tij pas fitores 2-1 me Luftëtarin. Trajneri kryeqytetas i ngacmuar për rastin e penalltisë së fituar nga Soëe, tha se nuk dëshironte të fliste për vendimet e arbitrave, edhe kur janë kundër Skënderbeut.
Si ishte paraqitja e skuadrës, Luftëtari ju vuri në vështirësi në pjesën e dytë?
Kemi bërë një ndeshje me dy tablo, një pjesë të parë të mire, ndërsa në të dytën që kemi prishur gjithçka. Nganjëherë të detyron edhe kundërshtari, por me gjithë respektin që kam ndaj Luftëtarit, sot në pjesën e dytë nuk na vuri në vështirësi kundërshtari, por ndërrimet që bëmë. Theksoj atë të Osmanit me Nimagën, që rezultoi jopozitiv. Me largimin e Osmanit dhe me mendimin që Nimaga do të kishte freskinë e duhur, rezultoi vendim jo pozitiv. Lojtarët e menduan të përfunduar lojën kur ishim 2-0 dhe arritën në këtë lloj performance. Është e natyrshme që kur je 18 pikë para, ulet doza e motivimit, por nuk i shkon Skënderbeut të lëshojë kaq shumë. Do ta diskutojmë ndoshta edhe me tone të ashpra me ekipin.
Mendimi juaj për penalltinë e fituar nga Sowe, mund ta ndjekim?
Nuk është nevoja ta ndjek. Skënderbeu nuk ka nevojë për 11-metërsh, jemi ekipi që bëjmë diferencë të dukshme nga të tjerët. Ashtu e ka parë arbitri dhe nuk kam nevojë të diskutoj se kur nuk na jepet, nuk e kam diskutuar. Nëse kjo është gjykuar si penallti apo jo, nuk merrem me këtë, nuk ka pse gjykohet Skënderbeu, po shihni se edhe ne në pjesën e dytë nuk u dha një për ne.
Lika tha se Sowe do t’i thoshte gjyqtarit të mos e jepte penallti…
Miku im Lika ka ngatërruar vendin ku jetojmë ne, sepse fair play këtu është paksa i ekzagjeruar. Megjithatë, pa i hyrë elementëve të penalltisë, kështu i ka gjykuar ai.
Si është gjendja e Shehit?
Menjëherë pas përfundimit të takimit diskutuam me stafin teknik, por nuk mendojmë se është një dëmtim serioz. Bëhet fjalë për një tërheqje të ligamentit, megjithatë duhet të presim për të parë shkallën e dëmtimit.
Pse nuk aplikuat rotacionin në skuadër, duke qenë se keni krijuar një distancë sigurie me ndjekësit?
Ne paragjykohemi, pasi jemi 18 pikë para. Nëse bëj rotacion ndaj një skuadre, do të ketë polemika nga mediat për favorizme ndaj skuadrës kundërshtare. E vuajmë këtë presion, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm.
Si ishte paraqitja e portierit Teqja?
Nëse do t’i bëjmë një analizë të shpejtë, ai pati pjesë të gabimit dhe fajit në rastin e golit, por na shpëtojë në 2-3 raste të rrezikshme. Megjithatë Shehin nuk mund ta zëvendësojmë dot, pa ia prerë hovin Teqjas, pasi Shehi na duhet edhe për rolin e liderit që ka në këtë ekip dhe prandaj do të luftojmë që ta kemi në skuadër.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...