Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Ribaj prej dëmtimit të Deliajt, i shtoi minuta vetes

Ilir Daja ua dha meritën lojtarëve për suksesin 2-0 me Skënderbeun në Vlorë.

“Jam i kënaqur dhe mendoj që në të tilla ndeshje me Skënderbeun, lojtarët motivohen vetë. Kemi kërkaur të ruanim qetësinë për të mos prishur ekuilibrat. Fitorja është e gjitha e lojtarëve.”

Aktivizimi i Ribajt: Në të njëjtën situatë më ka ndodhur në një ndeshje Europiane me Skënderbeun. Deliaj doli në tribunë, sepse u dëmtua gjatë nxemjes dhe rregullorja nuk e lejon të rrijë në stol në rast se shënohet në protokoll. Ribaj ka qenë pjesë e kontingjentit. Sot me performancën që bëri, ka fituar më shumë minuta.

Formacioni befasi? Për të qenë i sinqertë, nuk ka qenë strategji, gjatë nxemjes Deliaj u dëmtua. Futja e Ribajt ka qenë shans për ne, nuk është vetëm shënimi i golit por mënyra se si luajti ishte pozitive. Bëri gjithçka mirë në atë vend që ne e kishim menduar me Bathën. Ishte një zgjedhje e detyruar nga dëmtimi në nxemje. Shpresoj që në ditët në vazhdim gjërat do përmirësohen për ne.

Sqarimi me Ribajn: Unë kam pasur një bisedë me kërkesën e Ribajt këtë javë. Kemi folur bardhë e zi me njëri–tjetrin. Ja ku e ka fushën e lojës. Nëse bën të tilla performanca, do t’i shtojë minutat vete.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...