Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Daja shmang tensionin: Mbështetjen e publikut e shpërblejmë në fushë

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, para përballjes së nesërme ndaj Partizanit të Beogradit, teksa ka deklaruar se ekipi do të kërkojë fitoren, për të pretenduar edhe arritjen e vendit të dytë.

“Kundërshtari ka ciëlsi individuale shumë të mira, por ne kemi eksperiencën e duhur për të përballuar edhe ekipe si Partizani i Beogradit. Do të kërkojmë të jemi pragmatistë dhe të marrim 3 pikët, por që të bëjmë këtë, duhet të komandojmë pjesën më të madhe të lojës dhe të mos i lejojmë kundërshtarët të ndërtojnë raste të rrezikshme”, tha trajneri i korçarëve.

I pyetur për tënsionin që krijon kjo ndeshje dhe pasojat që mund të sjellë në lojën e ekipit, Daja pranoi se kjo nuk është një sfidë normale, ndërsa theksoi se ka punuar me ekipin edhe në aspketin psikologjik, për t’a përballuar si duhet këtë ndeshje.

“Ka një lloj tensioni të jashtëm, por ne kemi gjithë javën që e përgatitim ekipin për ta shmangur këtë dhe për t’u përqëndruar te loja. Mbështetjen e publikut duhet ta shpërblejmë vetëm në fushën e lojës, duke fituar takimin, pa menduar për gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me sportin”, tha Daja.

Trajneri i korçarëve nuk e fshehu objektivin, teksa pranoi se ekipi do të kërkojë fitoren, për të pretenduar më pas arritjen e vendit të dytë.

“Natyrisht që situate në grup na jep mundësinë të pretendojmë kalimin më tej dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’u renditur të dytët. Marrja e 3 pikëve nesër është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt kualifikimit, kjo edhe për faktin se Young Boys do të luajë ndaj skuadrës më të fortë të grupit dhe mund të dalë pa pikë, por ne duhet të përqendrohemi vetëm te ndeshjet tona dhe të japim maksimumin”, u shpreh Ilir Daja.

Tekniku i korçarëve pranoi se formacioni i ekipit është konsopliduar tashmë, teksa do të zëvendësohen vetëm futbollistët e dëmtuar. Daja nuk e fshehu se do tW donte fitoren edhe si dhuratë për ditëlindjen e tij, një ditë pas takimit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...