Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja si ish në Korçë: Për mua e veçantë, shkojmë për fitore

Transferta e Korçës, përballë Skënderbeut, ekip me të cilin fitoi gjithçka, do të jetë e veçantë për trajnerin Ilir Daja, i cili e ka të qartë se Flamurtari përveçse duhet të jetë i përgatitur mirë taktikisht, duke të tregojë edhe një karaktër të fortë në këtë fushë të vështirë.

Rikthimi si ish: Nuk do të jetë një transfertë si të gjitha fushat e tjera, pasi është hera e parë që unë rikthehem në Korçë si kundërshtar pas largimit. Shkoj si kundërshtar, si trajner i Flamurtarit, por i kemi idetë e qarta që nëse duam të marrim rezultat pozitiv, duhet të djersimë shumë dhe të jemi të fortë nga ana psikologjike, për të menaxhuar ato vlera që ne kemi.

Sjellja e tifozëve: Hera e fundit që kam qenë në Korçë ka ndodhur më 27 maj. Tifozët më kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Më 30 maj kemi qenë në Elbasan dhe kam pasur mbështetjen e tyre, ndërsa këtë herë shkoj si trajner i Flamurtarit. Me korrektësinë më të madhe më përfundoi kontrata atje dhe më pëlqente një sfidë e re dhe jam i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë.

Për pikë në Korçë: Është një fushë shumë e vështirë sa i përket anës sportive. Është një ekip që deri më tani ka treguar se ka një formë të mirë sportive, edhe pse vjen pas humbjes me Laçin. Besoj se ata do bëjnë maksimumin për të mos pësuar dy humbje rresht, por që dhe ne kemi objektivat tona. Duke e vlerësuar maksimalisht Skënderbeun, do të gjejmë ato pika jo të forta që ata kanë, me të cilët kemi punuar këto dy ditë, për të arritur qëllimin që kemi për të marrë pikët tona në Korçë”.

Mungesat: Ata që do hidhen në fushë nuk kanë nevojë për motivim, pasi në një fushë si e Skënderbeut, ku luhet futboll, të gjithë kanë dëshirë që të japin më të mirën e tyre. Ajo që na takon ne si staf duhet t’i përqendrojmë lojtarët te detyrat taktike, në mënyrë që loja të mos udhëhiqet nga doza emocionale, por me një logjikë sportive.

Çështja “Cale”: Sipas informacioneve që kam, edhe në këtë ndeshje Cale nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Do të shohim pas ndërprerjes së kampionatit. Di vetëm që në ndeshjen me Skënderbeun nuk do të jetë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...