Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Skënderbeu ka bërë mirë në transfertë, dua të arrij suksese edhe me Partizanin

Partizani do të presë nesër pasdite Skënderbeun në një ndeshje të veçantë për trajnerin Ilir Daja, pasi me korçarët ka shënuar arritjet më të mëdha në karrierë dhe madje ishte në pankinën e tyre deri në fund të sezonit të kaluar.

Tekniku i Partizanit doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për vështirësitë e përballjes së nesërme dhe theksoi se dëshiron që sukseset e arritura me korçarët, dëshiron t’i përsërisë edhe me “të kuqtë”.

Sa e vështirë është të përgatisësh ndeshjet në një distancë kohore kaq të shkurtër?
Kemi rritje nga java në javë, por paralelisht kemi edhe shumë gjëra për të përmirësuar. Mendoj se do të kemi vështirësi, jo vetëm ne por edhe ekipet e tjera, për shkak të ngjeshjes së kalendarit në këtë moment. Akoma më shumë e ndjejmë ne, pasi kemi pasur një grup të limituar edhe për shkak të problemeve.

Skënderbeu që do t’ju vizitojë nesër, nuk është ai i kohëve të arta që drejtohej nga ju…
Koeficienti i vështirësisë do të jetë prezent nesër, jo vetëm për këto që citova më parë, por edhe sepse Skënderbeu në transferta ka bërë paraqitja të mira. Në Durrës dhe Ballsh kanë marrë pikë dhe mendoj se nesër do të kemi një ndeshje të vështirë. Gjithsesi kemi entuziazëm brenda dhe në anën psikologjike jemi pak më mirë se Skënderbeu.

Sa e vështirë është të luash kundër skuadrës që drejtove deri pak muaj më parë?
Dihet që me Skënderbeun kam kulmin e karrierës time dhe do dëshiroja ta bëja të njëjtën gjë me Partizanin. Kam kaluar shumë mirë në atë qytet ku edukata dhe kultura janë prezent në çdo moment. Nesër i kemi kundërshtarë dhe ashtu siç kam bërë me Skënderbeun duke dhënë maksimumin, ashtu do bëj edhe me Partizanin. Ky është profesioni ynë. Nesër do mendoj me të gjithë mënyrat që bashkë me ekipin të dalim me tre pikë nga ndeshja.

A keni arritur të rikuperoni ndonjë nga të dëmtuarit për ndeshjen e nesërme?
Kemi rikthime, por jo në ndeshjen e nesërme me Skënderbeun. Çdo rikthim do kohën e vet, ndaj nuk do të rrezikojmë asnjë prej lojtarëve të rikthyer dhe do të vazhdojmë me kontingjentin tjetër që kemi në dispozicion.

Keni filluar t’i ndjeni ethet e derbit me Tiranën?
Kam kërkuar nga stafi të fokusohemi te ndeshja me Skënderbeun. Ajo është shumë e rëndësishme për ne dhe për vazhdimësinë. Nëse do flisja për derbin do bëja të kundërtën e asaj që u kam kërkuar lojtarëve. Kështu që do të flas për derbin në momentin që do të vijë ndeshja. Nëse vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë, besoj se gjërat do të jenë në favorin tonë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...