Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Daja: Skënderbeu kualifikohet me tifozët

Me tifozët Skënderbeu mund të bëjë realitet një ëndërr. Ilir Daja beson te kualifikimi i korcarëve në grupet e Europa League por që skuadra e tij të kalojë me sukses Dinamo e Zagrebit ka nevojë për mbështjetjen e të gjithë shqiptarëve që do të mbushin plot shkallët e stadiumit Elbasan Arena. Sipas trajnerit, rezultati 1-1 është i favorshëm për skuadrën e tij por cështja e kualifikimit mbetet për tu zgjidhur.

” Kemi një 90-minutësh më të vështirë se ndeshja e parë, pasi presioni është në të 2 kampet. Kemi një skuadër shumë të fortë përballë që është mësuar të luajë në grupet e Champions Leagues dhe Europa Leagues. Por presioni nuk është vetëm në krahun e Dinamos por edhe në krahun tonë sepse kemi zhvilluar lojra shumë të mira dhe të gjithë presin shumë nga ne. Shpresoj që tifozët të na qëndrojnë pranë dhe të na japin një dorë për të bërë realitet një ëndërr që është kualifikimi në grupet e Europa League”.

Bajram Jashanica po mban në ankth Skënderbeun pasi ka pësuar një dëmtim dhe është në dyshim për sfidën e kthimit ndaj Dinamos së Zagrebit. Trajneri Daja foli edhe për gjëndjen e mbrojtësit kosovar ndërsa konfirmoi se Skënderbeu do të luajë me të  njëjtin formacion si në Zagreb edhe në Elbasan Arena.

” I vetmi që ka probleme është Jashanica, edhe sot i është nënshtruar testeve mjekësore, na është dhënë shpresë nga stafi mjekësor që Jashanica mund ta fillojë ndeshjen nga fillimi por duhet të presim deri në momentet e fundit për të vendosur. Besoj se mund të jetë i njëjti formacion sepse formacioni që bën mirë mund të jetë ai i duhuri, me këtë formacion duhet të luajmë si në pjesën e parë në Zagreb”.

Por a është kjo ndeshja më e rëndësishme në karrierë për Ilir Dajën.

” Është një ndeshje e rëndësishme jo vetëm për mua personalisht por edhe për ekipin, pavarsisht se Skënderbeu e ka një pjesëmarrje në grupet e Europa League kur përsërit vetëveten është gjithmonë më e vështirë. Është një sfidë e vecantë edhe për faktin se Skënderbeu mund të bëhet skuadra e parë shqiptare që mund të kalojë 4 ture në Europë”.

Dajës e ka të qartë sesi duhet të luajë Skënderbeu ndaj Dinamos pasi për teknikun kryeqytetas i rëndësishëm është vetëm kualifikimi.

” I rëndësishëm është vetëm kualifikimi ne duhet të jemi pragmatistë, sigurisht që e kemi studiuar kundërshtarin bashkë me futbollistët, ashtu sic na kanë studiuar edhe ata ne. Një ndeshje e bukur mbahet mend vetëm një javë ndërsa kualifikimi të bën të hysh në histori, kështu që na intereson më shumë kualifikimi sesa ndeshja e bukur”.

Skëndërbeu ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur deri në play-offin e Europa League dhe tashmë duhet të bëjë edhe hapin e fundit për të siguruar edhe të ardhura të mëdha pasi kualifikimi në grupet e Europa League, do tu siguronte arkave të korcarëve shumën e 3,3 milionë Eurove. Jo vetëm trajneri Daja por edhe mbrojtësi Osmani  beson te kalimi i këtij turi.

” Jemi futur me synim të qartë për të arritur këtu ku jemi, kemi zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë në Zagreb, tani na mbetet edhe një 90 minutësh, po të japim maksimumin mund të arrimë kualifikimin. Po të kishim dalë kampion e dinim që rruga do të ishte më shkurtër. Cdo gjë ka kaluar jemi këtu tani, ne kemi treguar që dimë ti kalojmë situatat e vështira, duam të bëjmë një tjetër paraqitje të mirë dhe të kualifikohemi, pasi ndaj Dinamos nuk luajmë vetëm për qytetin e Korcës por luajmë për të gjithë shqiptarët.

Tashmë ai nuk luan më si qëndërmbrojtës por si mesfushor shkatërrues  një rol që ka bërë  në mënyrë të shkëlqyer në ndeshjet e Europa League. Sipas Osmanit për këtë duhet komplimentuar trajneri Daja, ndërkohë që 32-vjecari  konfirmoi atë që ka zbuluar për mediat se premion që mund të marrë nga presidenti Takaj nëse Skëndërbeu kualifikohet do ta ndajë me tifozët.

” Meritë të vecantë ka trajneri jo për ti bërë qejfin e kam bërë atë rol edhe në ekipe të tjera por te Skënderbeu e kam bërë në vazhdimësi. Unë do ta mbaj fjalën do ta ndaj premion me të gjithë tifozët që janë në stadium”.

Por nëse Osmani do ta ndajë me tifozët, edhe Daja do ta ndajë me dikë premion e tij. Batutë apo jo kjo mbetet për tu parë nëse Skënderbeu kualifikohet.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...