Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Ta nisim aty ku e lamë, Sowe ndoshta jo titullar

Skëndebeu do të udhëtojë drejt Gjirokastrës për transfertën me Luftëtarin me bindjen e plotë për të marrë maksimumin e pikëve. Trajneri Ilir Daja, përtej vlerësimeve që ka për kundërshtarin, kërkon fitoren e parë për 2018-ën

Është një transfertë e vështirë, sepse Luftëtari pati vazhdimësi në lojë dhe rezultate në fund të vitit. Ne synojmë ta nisim aty ku e kemi lënë, pra me fitore. Te skuadra e Gjirokastrës ndihet edhe dora e trajnerit Hasan Lika në ekulibrat e lojës. Vijmë nga një minifazë përgatitore ku jemi munduar ta futim skuadrën në ritmin e duhur. Përtej vështirësive, do të synojmë maksimumin.

Përveç Sahitit, që është i dëmtuar, të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshmëm për bluzinjtë, por trajneri tiranas nuk garanton aktivizimin titullar të Ali Sowe.

Nuk jemi të shqetësuar me formën e futbollistëve. Vetëm ditët e fundit kemi patur një dëmtim të Sahitit. Lojtarët që kanë qenë me virozë besoj se do të jenë gati. Do të luajnë ata që janë përshtatur më mirë me ngarkesat. Sowe do të jetë, por nuk mund të siguroj nga minuta e pare.

Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj, dy talentet e Luftëtarit, në verë do t’i bashkohen Skënderbeut, por Daja që i shmangu komentet mbi këtë fakt.

Janë dy lojtarë me cilësi individuale. Nuk mund të them asnjë fjalë më tepër, përveç faktit që janë shumë lojtarë të mirë. Nuk mund të bëj komente të tjera.

Ekipi korçar nuk ka qenë shumë aktiv në merkato dhe arsyeja, sipas Dajës, lidhet me mundësitë e pakta për të gjetur lojtarë cilësorë në këtë periudhë.

Ne jemi të konsoliduar si grup. Kemi bërë mirë në kampionat dhe Europa League, nuk kemi patur shumë nevojë për përforcime. Janari nuk të jep shumë alternativa. Mbetet për t’u parë nëse kemi bërë ne më mirë që në merkaton e verës apo kundërshtarët tanë tani në janar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...