Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Daja: Te Skënderbeu edhe pa Europën, kualifikimi në Vlorë

Trajneri i Skënderbeut pranoi se skuadra ende nuk e ka kapërdirë vendimin e UEFA-s, gjë që po ndikon edhe në paraqitjet në fushë, por premtoi se do të luftojnë për kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

Humbët takimin e parë, duke komplikuar ecurinë në Kupë…
Daja: Kemi bërë një ndeshjeje me dy fytyra. Në pjesë të parë kemi luajtur mirë, ndërsa në pjesën e dytë prishëm gjithçka. Ekipi ende nuk është ulur me këmbë në tokë dhe të përshtatet me atë vendim që tashmë është marrë dhe të bëjmë mirë. Kemi bërë një hap fals, por nuk jemi dorëzuar. Finalisti do të përcaktohet në 180 minuta.

Çfarë mund të na thoni për konfliktin Muzaka-Gavazaj?
Daja: Është një pjesë që nuk e kishim përcaktuar. Penalltinë nuk e kishim ndarë dhe kjo ishte ajo pjesa e mosmarrëveshjes te penalltia.

A do jeni trajner i Skënderbeut nëse nuk do të shkoni në Kupat e Evropës?
Daja: Është herë e parë që një ekip shqiptar kalon 4 ture dhe shkon në Europa Ligë. Është një Skënderbe që ka qenë ndër ekipet më të mira shqiptare në të gjitha drejtime. Ja leme gjykatave të vendosin se kush ka të drejtë, por kjo gjë ndikon te pjesa e ekipit, Unë do të vazhdojë t ë jem pjesë e Skënderbeut, sepse ndihem mirë në këtë qytet dhe në këtë ekip.

A ka ndonjë lojtar të Flamurtari që do ta donit në ekip?
Daja: I respektoj lojtarët e Flamurtarit, por më dalin lojtaret e mi. Në duhet të përshtatemi me vendimin e marrë. Duhet të ulemi dhe të bëjmë atë gjë që kemi bërë deri tani edhe pse është e vështirë sepse ana psikologjike është e rëndësishme.

Sa ndikuan mungesat?
Daja: Është komplet boshti i ekipit që mungon si Sheshi, Radas, Lilaj, etj. Me rikthimin e këtyre do të kemi më shumë mundësi të bëjmë atë që bënim edhe më parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...