Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Teuta e fortë, s’ka vend për eufori, Hasani pranë firmës

 

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, foli me optimizëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën. Tekniku i të kuqve la të kuptohet se bisedimet me Ferhan Hasanin janë drejt përfundimit.

Ferhan Hasani: Edhe në konferencën e fundit në ndeshjen e fundit, e kam thënë që në momentin që hidhet firma mbi kontratë atëherë do të bëhet edhe prezantimi zyrtar, që është blerja e fundit apo jo. Në dijeninë time, tratativat po shkojnë drejt përfundimit, por që momenti final është hedhja e firmës kështu që do të them që është pjesë e Partizanit dhe sa i rëndësishëm është në momentin që firma të jetë mbi kontratë, përtej asaj që dihet që është një futbollist me goxha vlera dhe këtë e ka treguar kudo që ka qenë. Është një lojtar që ka një bagazh të konsiderueshëm teknik, por në fund fare i mbetemi asaj që në momentin e fundit që bëhet zyrtare, atëherë do të shprehemi më shumë në detaje për këtë afrim.”

Euforia pas derbit: “Ne kemi pasur vetëm 2 ditë në dispozicion, Durrësi ka një ditë më shumë, kemi zhvilluar derbin të enjten dhe ndeshja zhvillohet të hënën. Ditën e parë ekipi ka punuar në 2 grupe. Lojtarët që nuk u përdorën në derbi kishin stërvitje normale. Dje kemi filluar përgatitjet për ndeshjen anti-Teuta. Sot përfunduam seancën e fundit duke vazhduar pasdite me problemet që kemi para ndeshjeve, atë që bëjmë gjithmonë.”

Sfida me Teutën: “Jemi munduar që edhe para derbit edhe pas, jemi përpjekur të flasim me ekipin që çdo ndeshje vlen 3 pikë. Nuk ka vend për eufori sepse Teutë është në të njëjtin pozicion që jemi dhe ne. Është një ekip që vjen pas 2 fitoresh, ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, qoftë për golat e pësuara, qoftë për kolonën e humbjeve. Derbi ka mbaruar, na pret një transfertë goxha e vështirë në Durrës. Ata janë të fortë në fushën e tyre, Partizani në çdo ndeshje shkon për 3 pikë. Nëse duam të shkojmë drejt fitores duhet të jemi më të motivuar se ç’ishim në derbi.”

Afrimet në mbrojtje: “Ne, si staf, bashkë me drejtorin kemi qëndruar deri në orën 1 e 30 të natës, sigurisht që me leje, pa thyer rregullat e vendosura, për të parë afrimet në këtë repart. Nuk është se kemi vendosur deri në këto momente, që flasim. Kemi 2-3 alternativa për t’i parë, në momentin që do të jemi të bindur të gjithë si staf që lojtarët që do afrohen, mos jenë nën nivelin e lojtarëve që kemi, do t’i bëjmë të ditura, në të kundër do të vazhdojmë deri në ditën e fundit të merkatos që të jemi në dinamikë, për të bërë të mundur të plotësojmë repartin e mbrojtjes, me lojtarë ndoshta të një niveli jo shumë të lartë, por të kemi të dubluar mbrojtjen.”

Junior dhe Murataj: “Murataj e ka pasur më të lehtë se Junior, sepse e njeh kampionatin, i njeh lojtarët, sepse ka qenë pjesë e Partizanit para disa vitesh, është përshtatur më shpejt se Junior, ai do një kohë më të madhe për t’u përshtatur. Është hera e parë që luan në Shqipëri, plus edhe fakti që ka 2-3 muaj pa ndeshje zyrtare, dhe prandaj dhe Murataj ka qenë pjesë e formacionit. Pritet që edhe ai gradualisht të jetë pjesë e formacionit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...