Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Teuta e meritoi fitoren, Alla nuk duhet lejuar të gjykojë më

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja komplimentoi Teutën për fitoren minimale mbrëmjen e sotme, por nuk i kurseu akuzat ndaj arbitrit Laver Alla, për të cilin tha se nuk duhet lejuar të gjykojë më në Shqipëri.

Pas Bylisit, duket se Skënderbeu është transformuar…
Ke shumë të drejtë, sepse që pas asaj ndeshjeje kemi qenë më pak agresivë. Edhe sot Teuta e kishte përgatitur ndeshjen më mirë sesa ne, madje ishte shumë e fortë në dyluftime, kështu që u pa që në takime të tilla me agresivitet, ekipi ynë nuk ka mundësi t’i përgjigjet. Këtu përgëzoj edhe arbitrin Alla, që është nga më të mirët në Shqipëri (bën ironi).

Pas golit u duk se skuadra reagoi mirë…
Kjo ndoshta erdhi pasi Teuta e uli ritmin, por pas një goli të pësuar ishte një reagim normal dhe aspak i mirëmenduar, për të shkuar te goli.

U duk se po drejtoni gishtin nga arbitri, duke ironizuar mënyrën si gjykoi ndeshjen?
Po, është e vërtetë. Teuta mori atë që i duhej dhe atë që meriton, por unë nuk mund të merrem më me një arbitër si Alla. Kam 25 vite karrierë dhe mund të them me bindje që një arbitër si ai nuk mund të gjykojë më në futbollin shqiptar.

Pse nuk luan Bregu?
Bregu ka probleme fizike dhe përveç punës në fushë, ka bërë vazhdimisht edhe terapi, sepse ndjen shqetësime te muskujt e shpejtësisë. Edhe sot ka dalë disa herë në nxehje, për të parë nëse mund të na ndihmonte, por nuk ia doli. Bregu nuk është një lojtar që tërhiqet, përveçse kur nuk mundet.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...