Uncategorized

Daja: Vendosi një episod, por sot s’ka të humbur

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. Shprehu keqardhjen për mënyrën sesi erdhi humbja në Durrës, ndaj Teutës. Gjithsesi, për të kishte rëndësi dhe fakti që Durrësit iu kthye jeta sportive, pas tërmetit që mori shumë jetë njerëzish në qytetin bregdetar.

Keqardhja për humbjen: Pas 2 fitoreve të fundit kemi pasur entuziazëm, sot duhet të ishim më dyluftues. Ndeshja duhet të dilte barazim, por e vendosi një episod nga një shpërqendrim. Nuk funksionoi sulmi i shpejtë, që ne e kemi pasur armën tonë. Sulmuesit nuk ishin të shpejtë për të ndërtuar kundërsulmin. Teuta lejoi shumë zona pas, që nuk i shfrytëzuam. Na erdhi keq, sepse kemi humbur një ndeshje që nuk duhet ta humbnim. Futbolli shpreh gjithmonë solidaritet. Fitoi rikthimi i jetës sportive në Durrës. Nuk ka të humbur sot, edhe pse doja ta fitoja ndeshjen.

Gripshi, jo në formë: Na mungoi loja e mirë e Gripshit, nuk ishte në gjendjen më të mirë. Sigurisht edhe shpejtësia e Ndekit. Butësia e terrenit ndoshta ndikoi në cilësitë e Gripshit, Bregut dhe Ndekit. Në fund fare të vjen keq që të mundesh nga një episod në fund të ndeshjes. Do të rikthehemi për të luftuar edhe këto 3 ndeshje, para se të mbyllet gjysma e kampionatit. Do të analizojmë me qetësi dhe do të vazhdojmë të ecim përpara.

Sulmi çaloi: Duhet të ishin më altruistë për t’i shërbyer njëri-tjetrit. Ndeki filloi ta rriste në pjesën e dytë lojën, se në pjesën e parë ishte jashtë loje. Mund të ishte ai ndërrimi i parë, por kur pamë që lojtarët e tjerë kishin probleme, qëndroi deri në fund. Në pjesën e parë pothuajse nuk ishte në fushë fare.

Strategjia: Sot kanë qenë në fushë dy 18-vjeçarë dhe një tjetër 19-vjeçar. Kërkuam të ishim më të kujdesshëm në mbrojtje. Kemi miksim lojtarësh. Rezultati i mban maksimalisht të motivuar në lojë.

Merkatoja: Më intereson të kem sa më shumë lojtarë të cilësisë së mirë. Klubi do të shikojë ofertat dhe me buxhetin që do të rimbursohet nga shitja e lojtarëve të kemi mundësi që t’i zëvendësojmë me cilësi, jo me numër. Janari nuk ofron alternativa të mira. Nuk duhen ndërruar shumë lojtarë në merkaton e janarit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency