Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Daja: Vërejtjet e Memës qëndrojnë, tani të fitojmë derbin

Intervista e futbollistit të Tiranës, Asion Daja, dhënë pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes bardhebluve dhe Luftëtarit, sfidë ku hapi festivalin e golave, me një roveshiatë sa perfekte, aq edhe spektakolare.

Në fund të pjesës së parë thatë se do ndërronit golin spektakolar me kualifikimin, por tani i mbajtët të dyja…
Është ndjenjë e veçantë kur shënon dhe shkon ne finale. Ishte gol i bukur dhe nuk e prisja, por më vjen mirë që shënova dhe u kualifikuam.

Keni rigjetur qetësinë pas dy sfidave të fundit…
Tani ne i kemi parë ndeshjet si ndeshje radhe. Fituam falë zotit ndaj Skënderbeut dhe rregulluam disi pozitat, ndërsa sot shkuam në finale, por duhet ta fitojmë, pasi nuk ka vlerë vetëm të vish deri këtu. Tashmë shikojmë derbin, që është ndeshja e radhës. Një takim i fryrë shumë, por ne duam 3 pikët, pasi kemi shumë nevojë për to.

Mema nuk ngurroi të kritikojë skuadrën pas ndeshjes. Mendoni se e justifikoi Tirana në lojë, këtë rezultat?
Golat u shënuan nga shumë lojtarë dhe kjo është diçka e rëndësishme, pasi tregoi se të gjithë ishim të përqendruar dhe morëm pjesë në lojë. Megjithatë nuk na falet të pësojmë gola kaq naivë dhe jam dakord me trajnerin.

Na trego pak për festimin me Ilion Likën…
Në radhë të parë ia dedikova Ilion Likës, pasi më ka qëndruar pranë në çdo moment, duke më inkurajuar edhe kur nuk luaja sa duhet. Sot më tha që do shënoja dhe më tha me shaka ose vërtetë, nuk e di, se do e bëja me roveshatë.

Mendoni se këto fitore, rikthejnë besimin për sprintin final të sezonit?
Janë bërë shumë gjëra gjatë këtij sezoni, por dhe nuk kemi bërë asgjë. Nëse nuk e fitojmë kupën është çdo gjë e hedhur dëm. Skuadra ka qenë nën presion dhe kemi shpërdoruar shumë, kemi pësuar shumë gola naivë. Kjo ka ndodhur nga presioni.

Derbi më Partizanin?
Në radhë të parë Partizani e ka merituar vendin ku është. Ne e kemi më të nevojshme fitoren, ndaj duhet të bëjmë maksimumin. Duhet të riparojmë gabimet që kemi bërë sot, pasi nuk na i fal as Partizani ndeshjen, por as ekip tjetër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...