Bundesliga

Dajaku flet për debutimin me Bayernin dhe tregon raportet me yjet bavarezë!

Një ëndërr e bërë realitet. Fundjava e kaluar ishte vërtetë e veçantë për Leon Dajakun, 18-vjeçarin kosovar i cili në minutat shtesë të sfidës mes Bayern dhe Ëolfsburg u hodh në fushë duke debutuar me kampionët e Gjermanisë. Leon Dajaku i transferuar nga Shtutgarti te Bayerni verën e kaluar në këtë sezon është aktivizuar në 19 takime me skuadrën e dytë të Bayernit në Kategorinë e 3-të, teksa ka arritur të realizojë edhe 3 gola. Në një intervistë për mediat kosovare, sulmuesi i talentuar foli për debutimin me Bayernin dhe raportet që ka me futbollistët e tjerë të bavarezëve.

“Ishte fantastike, askush nuk do ta besonte se në një kohë kaq të shkurtër do debutoja te Bayerni. Ishte një emocion i veçantë. Trajneri i ri i Bayernit ka shumë dëshirë që të luajnë lojtarët e rinj të skuadrës. Pata fat dhe tashmë mund të them kam luajtur me Bayern-in. Kam luajtur me Shtutgartin për 5 vjet dhe ka qenë një kohë shumë e mirë. Prindërit më kanë mbështetur shumë dhe atë që them unë ata nuk e diskutojnë, kalimit te Bayerni nuk mund t’i thoshe jo”. Me Thomas Mullerin shkoi shumë mirë. Ai është një lojtar që bën shumë shaka dhe me “ngacmon” me batuta. Kur kam shkuar te Bayerni, ai që më ka mahnitur është Thiago Alcantara, pasi është fantastik me topin në këmbë”, u shpreh Dajaku.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency