Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Daku protagonist në Slloveni, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren Mura-s

Mirlind Daku bëhet protagonist me skuadrën e Mura-s në Slloveni. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola në elitën sllovene në ndeshjen e Mura-s ndaj Mariborit duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij me shifrat 2-1. Për 25-vjeçarin ishte realizimi numër 13 në 23 ndeshje me Muran në këtë sezon teksa sulmuesi është autor edhe i një asisti.

Tashmë, Daku është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë për Mura-n duke qenë edhe në garë për t’u shpallur golashënues në elitën sllovene pasi me 13 golat e shënuar, është vetëm një më pak se Vipotnik i Mariborit që ka realizuar 14.

LEXO EDHE:

Kujtojmë se Daku u transferua te Mura në merkaton e kaluar dimërore ndërsa më parë është aktivizuar edhe me Osikjekun në Kroaci, pa harruar eksperiencën me Kukësin në Superiore apo Ballkanin në Kosovë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...