Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Daku udhëheq Ballkanin, Drita e nis me fitore, Prishtina zhgënjen ndaj Trepçës ’89

Ballkani ka triumfuar me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Llapit në Podujevë dhe është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes, me 10 pikë në 4 javët e para të kampionatit kosovar të futbollit.

Sulmuesi Mirlind Daku ishte sërish protagonist për skuadrën nga Theranda, pasi shënoi dy herë në portën e Llapit, në minutat 50’ dhe 62’, duke i hapur udhë suksesit, që u vulos nga Blend Baftiu në minutën e 70’, ndërsa goli i vendasve në minutat shtesë shërbe vetëm për statistikë.

Sulmuesi 22-vjeçar që është huazuar te Ballkani nga kroatët e Osijekut, e ka nisur këtë sezon në mënyrë fantastike, pasi ka shënuar plot 8 gola në 4 javët e para të kampionatit dhe nëse ecën me këtë ritëm, mund të vendosë një rekord sa u përket golave të shënuar në një sezon në Ipko Superligën e Kosovës.

Ndonëse me 3 javë vonesë për shkak të angazhimeve në eliminatoret e Ligës së Europës, nisi sot sezonin e ri edhe skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Drita, e cila mposhti me rezultatin 3-1 Besën e Pejës.

Në Gjilan u zhvillua një ndeshje mjaft interesante, me Dritën që kaloi në avantazh me anë të Kastriot Rexhës në minutën e 11’, por miqtë nga Peja rikthyen baraspeshën në minutat shtesë të pjesës së parë.

Më pas vendasit arritën të shënojnë edhe dy herë të tjera, duke marrë kështu tre pikët në ndeshjen e parë të kampionatit dhe duke konfirmuar se mbeten skuadra për t’u mundur edhe këtë sezon.

Zhgënjen sërish Prishtina, që përtej blerjeve të bujshme, është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Trepça ’89. Në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës, sfida u vendos nga një penallti e ekzekutuar saktë nga Jashari në minutën e 82-të.

Kryeqytetasit e kanë nisur vërtetë keq kampionatin, pasi kanë marrë vetëm 4 pikë në 3 javët e para, shumë pak për një skuadër që synon të fitojë titullin kampion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...