Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Dal Pino feston rikthimin e tifozëve: I duam edhe në “San Siro” të dielën

Pas më tepër se një viti mungesë në shkallët e stadiumeve, tifozët janë rikthyer mbrëmjen e sotme në “Mapei” për të ndjekur finalen e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Atalantës.

Plot 4500 fansa, ose 20% e kapacitetit të stadiumit emilian kanë pasur kënaqësinë të ndjekin drejtpërdrejtë finalen e sotme dhe të mund të përkrahin sërish skuadrat e tyre të zemrës, pas një mungese që prej marsit të vitit të kaluar.

Ndërkohë kreu i Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino ka deklaruar se kjo është një ditë e shënuar dhe se do të kërkojnë që edhe të dielën në “San Siro” te jenë të paktën 1000 tifozë në ceremoninë e dorëzimit të titullit kampion te Interi.

“Është një mbrëmje feste e jashtëzakonshme, të dëgjosh sërish zhurmën e tifozëve në shkallët e stadiumit. Do të kërkojmë që të lejohen tifozët edhe në “San Siro” të dielën për Inter-Udinese, ku do të jetë ceremonia festive e titullit kampion. Në mos 20% e kapacitetit, të paktën të lejohen një mijë tifozë, pasi duam ta kthejmë në një ditë festive”, deklaroi Dal Pino.

Inter ka fituar titullin kampion me disa javë para fundit të një kampionati të dominuar totalisht prej tyre, ndërsa zyrtarisht trofeu do të dorëzohet në duart e kapitenit Handanoviç vetëm në përfundim të ndeshjes me Udinesen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...