Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dalbert dhe Emre Mor, goditja e dyfishtë e Interit

Goditje e dyfishtë e Interit në merkato. Zikaltrit kanë mbyllur bisedimet për 23-vjecarin e Nice, Dalbert, si dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Borussia Dortmund për Emre Mor. Për mbrojtësin e majtë brazilian, i cili ka spikatur te Nica, Interi do të shpenzojë 20 milionë euro plus bonuset, ndërsa mesfushori turk protet të trnasferohet në Milano në formën e huazimit me të drejtën e blerjen për 15 milionë euro.Dalbert, anësor i majtë, është shquar në kampionatin francez sidomos për aftësitë e tij në fazën mbrojtëse. Sezonin e kaluar ishte një nga pikat e forta të Nicës, që e mbylli kampionatin në vendin e tretë, duke siguruar pjesëmarrjen në Champions. U aktivizua në 33 ndeshje si dhe dha 4 asiste për gol, por ka ende nevojë për t’u përmirësuar taktikisht. Nuk mund të konsiderohet garanci për mbrojtjen, por për këtë duhet të mendojë Spalletti.

Emre Mor është një talent me shumë prespektivë në rolin e sulmuesit anësor. Preferon të futet nga e djathta drejt qendrës për të tentuar portën. Ka debutuar në kombëtaren A të Turqisë , edhe pse është rritur dhe formuar si futbollist në Danimarkë. Deri tani ka luajtur 1700 minuta si profesionist, në pjesën më të madhe të ndeshjeve me Nordsjaelland, ndërsa verën e kaluar u ble nga Borussia e Dortmundit 10 milionë euro. Me verdhezinjtë ka regjistruar 19 ndeshje, 1 gol dhe 3 asiste. Emre mor shquhet për shpejtësinë, diblingun dhe kontrollin e topit.

Lajme të tjera

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Futboll

Riyad Mahrez ishte një nga lojtarët që braktisi Europën për Arabinë Saudite. Në verën e vitit 2023, sulmuesi u largua nga Manchester City dhe...