Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dalbert: Po përshtatem, dua të rri gjatë këtu

Henrique Dalbert ishte një nga afrimet më të bujshme në merkaton verore të Interit, por deri tani braziliani nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë për të. Ai ka luajtur shumë pak takime si titullar, në shumicën e të cilëve nuk ka bindur, por thekson se ka pasur vështirësi në përshtatje dhe se shumë shpejt do të rikthehet të shpaguajë besimin e klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Interit dhe dua të qëndroj gjatë në Milano. Nuk e kam nisur në mënyrën e duhur, por kjo ka ardhur për shkak të përshtatjes me Serinë A, që më duhet ta pranoj se nuk është aspak e thjeshtë. Po punoj shumë në çdo seancë dhe të gjithë po më ndihmojnë të ambientohem sa më shpejt. E ndiej se jam përmirësuar në krahasim me ditët e para në Milano, por ka ende punë. Me shokët e ekipit kaloj shumë mirë, pasi janë të gjithë profesionistë dhe djem të shkëlqyer. Më ka befasuar Skriniar, pasi nuk e njihja fare, por po tregon një nivel të jashtëzakonshëm loje”, u shpreh anësori brazilian.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...