Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Dalic: Jemi në rrugën e duhur, nuk është pak të fitosh në Lisbonë

Kroacia tregoi forcë përballë Portugalisë, edhe pse ishte vetëm një miqësore. E fundit përpara nisjes së Euro 2024.

Trajneri Zlatko Dalic vlerësoi performancën e djemve të tij në deklaratën e dhënë pas fitores 2-1 në Lisbonë.

Të fitosh në fushën e Portugalisë na bën shumë mirë për vetëbesimin. Ata janë një skuadër e madhe, ky është shkaku pse kjo fitore merr shumë vlera.

Jemi në rrugën e duhur, por duhet të jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që do të hasim përballë Spanjës”, u shpreh Dalic.

Lexo edhe:

Skuadra e drejtuar prej tij, do të debutojë në Gjermani 2024 përballë Spanjën. Në datën 15 qershor në “Olympiastadion” të Berlinit.

57-vjeçari, i cili vite më parë provoi edhe një aventurë të shkurtër në Superiore me Dinamon, qëndron në pankinën e kombëtares së vendit të tij prej vitit 2017.

Kroacia është një nga kundërshtarët e kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024, ku bëjnë pjesë edhe Italia e Spanja.

Shqipëri-Kroaci është programuar për datën 19 qershor, në Volksparkstadion, Hamburg.

VIDEO/ Miqësorja e fundit përpara Euro 2024, Kroacia mposht Portugalinë

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...