Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Daliç nuk u beson syve: Kemi eliminuar skuadrën më të fortë!

Nuk e fsheh kënaqësinë Zlatko Dalic, që sheh Kroacinë e tij të kualifikohet në gjysmëfinale, duke eliminuar Brazilin, vetëm një edicion pas atij Rusi 2018, kur shkoi deri në finale.

Pas ndeshjes, trajneri që ka edhe një eksperiencë te Dinamo në futbollin shqiptar, deklaroi se ka mbetur i befasuar nga paraqitja e të tijve dhe theksoi se ka në dispozicion një skuadër perfekte, që mund të ngrejë lart trofeun.

“Kishim nevojë për një kualifikim si ky dhe jam shumë i lumtur. Kemi bërë një ndeshje perfekte, ndaj mund ta them me bindje, që këta lojtarë janë jashtëtokësorë. Më kanë befasuar, pasi kemi eliminuar ndoshta skuadrën më të fortë në këtë Kupë Bote. Herën e kaluar shkuam në finale, ndërsa tani do të festojmë këtë arritje dhe do të provojmë një sukses edhe më të madh, të çojmë trofeun në Kroaci”, deklaroi Dalic.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...