Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Dalic: Sa keq, s’e doja “finalen” ndaj Belgjikës! Lukakun e presim titullar

Kroacia luan për dy rezultate në “finalen” ndaj Belgjikës. Dy kombëtaret europiane përplasen mes tyre nesër (e enjte) në “Ahmad bin Ali Stadium”, takim të cilit Zlatko Dalic i druhet shumë. “Nëse do të kishim mundur të zgjidhnim, nuk do ta preferonim këtë si ndeshjen vendimtare në lidhje me kualifikimin.

Do të jetë sfidë e vështirë, nuk duhet të gënjehemi nga paraqitjet e këqija të Belgjikës. Është një ndeshje vendimtare edhe për ta”, u shpreh trajneri i nënkampionëve të botës. Dalic ndalet edhe te lojtarët kundërshtarë.

Ata kanë De Bruyne, Lukakun dhe Hazard, por edhe ne kemi kualitet, duhet të zbresim në fushë të sigurt në aftësitë tonë, kjo është tepër e rëndësishme”.

Në fund një koment në lidhje me Romelu Lukakun, i cili mund ta nisë si titullar me “Djajtë e Kuq”. “Ne e kemi përgatitur ndeshjen sikur ai është titullar. Stili i lojës së Belgjikës ndryshon me të në fushë.

Ai merr shumë topa, duhet ta markojmë mirë, duhet ta kufizojmë sa më shumë të mundemi”, bëri të ditur trajneri i Kroacisë, që vjen me moral të lartë në përballjen ndaj Belgjikës pas triumfit 4-1 ndaj Kanadasë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...