Futboll

Dalin detaje të reja mbi rrëzimin e avionit të Salas

Vijojnë kërkimet për avionin e zhdukur mbrëmjen se hënës me të cilin udhëtonte argjentinasi me origjinë italiane, Emiliano Sala, sikundër vijojnë dhe orët e ankthit dhe panikut. Avioni që udhëtonte nga Nantes drejt Cardifit u zhduk nga radarët ndërsa ishte mbi kanalin e La Manshit. Forcat e shpëtimit janë të mobilizuara, duke mos ndalur kërkimet, edhe pse shpresat vijnë duke u zbehur. 28-vjeçari kishte patur shenja ankthi që para se të ndërmerrte udhëtimin drejt një etape të re në karrierë. Gjatë fluturimit, ndërsa komunikonte me mesazhe audio në Whatsapp me një mikun e tij, ish-lojtari i klubit francez mësohet të ketë parashikuar fatin e keq që e priste:

“Ky avion duket sikur do të bëhet copash nga momenti në moment, kam frikë, nëse nuk keni lajme prej meje brenda një ore e gjysmë, ejani të më kërkoni, edhe pse ndoshta nuk do të me gjeni kurrë.”

 Orë kritike mbi dramën që ka goditur futbollin europian. E ndërsa grupet e shpëtimit punojnë për të gjetur ndonjë gjurmë nga të humburit, hidhërimin më të madh e përjetojnë prindërit e Salas, të cilët jetojnë në Rosario të Argjentinës. Ata kanë dhënë vetëm disa deklarata të shkurta për shtyp. Është pikërisht babai i tij, i cili nuk mund të artikulojë më shumë se pikëllimin e tij për këtë ngjarje. “Jemi të dëshpëruar,”- shprehet ai.

Tashmë dalin në dritë detaje të tjera nga fluturimi i mallkuar, siç kanë nisur ta quajnë mediet. Në të vërtetë, piloti ka tentuar disa herë të ngrejë në fluturim avionin privat të presidentit të Cardiffit, ku pasagjer ishte vetëm futbollisti. Avioni ka mundur të ngrihet vetëm në tentativën e katërt, për shkak të kohës së keqe.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency