Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalin përgjigjet, Tirana s’ka të prekur me COVID-19, e plotë drejt Zvicrës

Tirana “e pastër” nga Koronavirusi. Klubi bardheblu ka njoftuar se rezultatet e tamponëve ka qenë të gjitha negative, kështu që nuk do të ketë asnjë mungesë për sfidën shumë të rëndësishme me Young Boys, në play off-in e Europa League-s. Skuadra do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore këtë të martë, ndërsa nesër do të niset drejt Zvicrës.

Njoftimi i Tiranës:

“Ditën e djeshme, datë 28.09.2020, lojtarët, stafi dhe delegacioni kanë kryer tamponët e testeve të COVID-19. Nga përgjigjet e këtyre analizave çdo person ka rezultuar negativ. Ekipi do të vazhdojë të stërvitet normalisht, pa mungesa, dhe ditën e nesërme udhëton drejt Zvicrës. Gjithashtu, sot, në orën 15:30, trajneri Emanuel Egbo dhe kapiteni Idriz Batha do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Seanca stërvitore do të jetë e hapur për median vetëm 15 minuta.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...